Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë Limaj, Mustafa dhe Ahmeti

2019/10/06 at 11:05 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Kosovë, votojnë Limaj, Mustafa dhe Ahmeti

Votimi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës po zhvillohet sot që prej orës  07:00. Procesi përgjithësisht ka qenë i qetë dhe po vijon rregullisht.

Kryetarët e partive kryesore dhe kandidatët për kryeministra janë paraqitur në qendrat e votimit.

Kandidati për kryeministër i Nismës, Fatmir Limaj pasi votoi theksoi se vota do të ndryshojë perspektivën e vendit.

“Sot shfrytëzuam një mundësi të jashtëzakonshme që ka çdo qytetar. Pres që vota sot do ti japë perspektivë dhe mundësi të jashtëzakonshme që vendi të bëjë hapat e duhur”, tha Limaj për mediat.

Pas kandidates së LDK Vjosa Osmani, votoi dhe kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Pas votimit ai ka dhënë një prononcim për media, ku ka theksuar se sot qytetarët vendosin për fatin dhe qeverisjen e tyre.

“Sot konsideroj se është një ditë tepër e rëndësishme për Kosovën. Qytetarët sot vendosin për fatin dhe qeverisjen e tyre. Kam besim të qytetarët, kam besim se Kosova do të kthehet në binarë. Unë do t’i ftoja sot qytetarët që të marrin pjesë në votim në mënyrë që të shprehet vullneti i tyre. Kam vërejtur se gjatë fushatës ka pasur njerëz më shumë prezent dhe me këtë konsideroj se do të kemi më shumë votues. Shpresoj që do të dalin më shumë sesa në herët e kaluara. Nuk kam vërejtur ndonjë parregullsi të madhe. Është me rëndësi të kemi një proces transparent dhe ai që të fitojë të fitojë me meritë” tha Mustafa.

Ka votuar gjithashtu edhe Aleati i Ramush Haradinajt në koalicion, Shpend Ahmeti. Kryetar i Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht kryetari i PSD-së tha se e ka kryer obligimin e tij si qytetar.

“Sapo kreva obligimin tim si qytetarë. Unë i ftoj të gjithë qytetarët të dalin të votojnë, kemi thënë gjithmonë 5 minuta kohë kanë rëndësi të madhe. Deri më tani nuk kemi raportuar për ndonjë parregullsi shpresoj që kjo ditë të shkojë ashtu siç i ka hije, një ditë demokratike”, ka thënë Ahmeti. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Do të trafikonte 30-vjeçaren për prostitucion, ndalohet 40-vjeçari

Do të trafikonte 30-vjeçaren për prostitucion, ndalohet 40-vjeçari

Zgjedhjet në Kosovë, ndalohen nga policia dy komisionerë dhe një vëzhgues

Zgjedhjet në Kosovë, ndalohen nga policia dy komisionerë dhe një vëzhgues

1934/ Në mbretërinë e Zogut emrat e huaj do të zëvendësohen me shqiptarë

1934/ Në mbretërinë e Zogut emrat e huaj do të zëvendësohen me shqiptarë

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com