Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës, që të raportojnë shkeljet që mund të hasin gjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme krahas organizatave varen edhe nga individët. Monitorimi i zgjedhjeve ndihmon për të siguruar që ato jenë të lira. Nëse ju, si qytetar, shihni një akt shit-blerje votash ose shkelje tjetër, mund ta raportoni atë tek autoritetet”, -thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 6 tetor.
Përveç organizatave lokal, zgjedhjet do të monitorohen edhe nga një mision monitorues i Bashkimit Evropian.
Disa ditë më parë, edhe BE-ja bëri thirrje për një proces zgjedhor paqësor transparent dhe gjithëpërfshirës.