Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Kosovë/ Serbët reagojnë pas anulimit të votave nga Serbia

2019/11/11 at 6:10 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Kosovë/ Serbët reagojnë pas anulimit të votave nga Serbia

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, dhe subjekti politik Lista Serbe reaguan ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë, i cili e urdhëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të heqë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë votat e votuesve jashtë Kosovës, të ardhura nga Serbia.

Gjuriç tha se serbëve të zhvendosur “jo vetëm që nuk u lejohet të jetojnë në vatrën e tyre shekullore, por edhe u mohohet e drejta për të shprehur vullnetin e tyre politik në çfarëdo mënyre”.

Gjuriç tha se kjo “qasje anti-qytetare e Prishtinës do të mbetet e regjistruar në historinë politike evropiane si një nga momentet më të turpshme të saj”.

Subjekti politik në Kosovë, Lista Serbe, tha se pasi u bë e qartë se gati të gjitha ato vota i përkisnin Listës Serbe, “në Prishtinë dolën me idenë që ato të anulohen” dhe në këtë mënyrë të shkelin vullnetin e votuesve.

Lista Serbe tha se vazhdon “t’i ketë në duart e saj të dhjetë mandatet” në Kuvendin e Kosovës. PZAP-i vendosi për anulimin e votave nga Serbia bazuar në ankesën e Koalicionit Nisma – Aleanca Kosova e Re – Partia e Drejtësisë.

Ky koalicion, i cili nuk e ka kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e muajit të kaluar, ka thënë se zarfet me vota nga Serbia “nuk dihet se nga e kanë identitetin e tyre dhe origjinën” dhe se ato janë sjellë nga Serbia në Kosovë nga persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar.

KQZ-ja njoftoi se i ka pranuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion./ Burimi: REL

Ju sugjerojmë

Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi
Kronikë

Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi

9 Dhjetor, 2025 12:38 pm
Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Kryesore

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

9 Dhjetor, 2025 11:33 am
Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit
Bota

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

9 Dhjetor, 2025 11:27 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, i turpshëm

9 Dhjetor, 2025 11:23 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

9 Dhjetor, 2025 10:14 am
U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës
Kronikë

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës

9 Dhjetor, 2025 8:52 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 dhjetor 2025

9 Dhjetor, 2025 8:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Dhjetor, 2025 8:48 am
Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
Bota

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

8 Dhjetor, 2025 10:30 pm
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
Bota

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

8 Dhjetor, 2025 9:16 pm
Para
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt pushime në Itali? Zbulohet e vërteta e lajmit që i habiti të gjithë

Pse fiksoheni pas partnerëve të gabuar, çfarë zbulon horoskopi

Ka bashkëpunuar me mafien? Berlusconi nuk pranon të dëshmojë para gjykatës

Ka bashkëpunuar me mafien? Berlusconi nuk pranon të dëshmojë para gjykatës

Këto janë gjërat që i ndodhin çdo çifti gjatë pushimeve

Çfarë duhet të dini para se të flirtoni?

TE FUNDIT

Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi

Shkatërrohet banda shqiptare e vrasësve me pagesë në Greqi
9 Dhjetor, 2025

Anëtarët e një organizate kriminale vrasësish me pagesë, të cilët dyshohet se tentuan të vrisnin edhe biznesmenin grek Giannis Lalas,...

Lexo më shumë

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
9 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u diskutua për kandidatët për Avokatin e Popullit. Ulsi Manja, kryetari i...

Lexo më shumë

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit
9 Dhjetor, 2025

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në...

Lexo më shumë

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, i turpshëm

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
9 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po përpiqen të kalojnë përmes një vendimi në Gjykatës Kushtetuese një tjetër rritje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com