Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë/ Mustafa: Nuk do të bëjmë koalicion me partitë e tjera


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 25/12/20 |
Semiljana Azizi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në zgjedhjet e parakohshme nuk do të lidhin koalicione parazgjedhore me asnjë  parti tjerër.

Mustafa në një prononcim për gazetën “Telegraf”  u shpreh se nuk do të lidhin koalicione, por mund të jenë të hapur për përfshirje të ndonjë subjekti më të vogël politik brenda listës së tyre.

Nuk do të lidhim koalicione parazgjedhore me partitë e tjera. Mund të jemi të hapur për përfshirje të ndonjë subjekti më të vogël politik brenda listës tonë, por në zgjedhje shkojmë me akronimin LDK”, u shpreh Mustafa.

Kujtojmë që pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë “Hoti” pasi për këtë qeveri kishte votuar deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë me dije se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Ndëkohë që ende vijojnë bisedimet për datën se kur do të mbahen zgjedhjet./Opinion.al

Pas