Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Para Shqipërisë, tashmë një sfidë madhore

2019/10/07 at 3:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Para Shqipërisë, tashmë një sfidë madhore

Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Kosovë spikati kultura e lartë demokratike, teksa shprehu bindjen se ky standard i lartë i zgjedhjeve, do të ndikojë drejtpërdrejtë në njohjen e mëtejshme dhe rritjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës.


Kryemadhi deklaroi se është shumë e qartë që para Shqipërisë ekziston tashmë një sfidë madhore, siç u përcaktua dhe nga Bundestagu, sfida e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa tha se mazhoranca duhet t’i japë fund estradës së lojërave politike dhe të reflektojë, se SHBA, BE, e partnerët ndërkombëtarë, nuk gënjehen më me lojëra.

Deklarata e plotë:

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe si kryetare e saj, do dëshiroja të uroja të gjithë klasën politike të Kosovës, por mbi të gjitha qytetarët kosovarë të cilët treguan një maturi në zgjedhjet e djeshme.

Zgjedhjet e djeshme në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë.

Ai ishte një proces zgjedhor shembullor, ku Koso, një ballafaqim i mirëfilltë i alternativave, i ideve dhe i ideve për qeverisjen e së ardhmes të Kosovës të denja për një demokraci të konsoliduar europiane.

Ky standard i lartë i zgjedhjeve, jam e bindur që do të ndikojë drejtpërdrejtë në njohjen e mëtejshme dhe rritjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës.

Vlera e këtij procesi zgjedhor rritet akoma më shumë po të krahasosh cilësinë e tij, me zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri ku pamë shfaqjet më të ulëta të trafikimit të votës, me paratë e drogës e të krimit, vjedhjen e pasurisë publike, implementimin dhe shfrytëzimin e administratës publike, Policisë së Shtetit në favor të mazhorancës për të deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

I uroj përzemërsisht vëllezërit tanë të Kosovës për përgjegjshmërinë dhe maturinë politike në këtë proces zgjedhor, i cili në perceptimin tim nuk ka fitues dhe humbës por ka një kontribut të gjithsecilit për të fitoren e Kosovës!

Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë, konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për t’i shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtejshëm në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë dhe procesin që jam e bindur që të bëhet me të njëjtën maturi dhe kulturë politike që shoqëroi zgjedhjet e djeshme.

Është shumë e qartë që para Shqipërisë tashmë ekziston një sfidë madhore, ashtu sic edhe u përcaktua nga Bundestagu Gjerman, sfida e realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si ato që zhvilluan vëllezërit tanë në Kosovë, ku nuk fitojnë partitë politike por fiton sovrani, fitojnë qytetarët.

Mazhoranca duhet t’i japi fund estradës dhe lojërave politike dhe duhet të reflektojë sepse qytetarët shqiptarë partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA, BE, Gjermania dhe të gjithë partnerët europianë, nuk mund të gënjehen më me këto lojëra por presin që të vendosim në vendin e duhur themelet e demokracisë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Opozita e Bashkuar tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për reformën zgjedhore dhe realizimin e zgjedhjeve të reja. Të cilat konsistojnë direkt në zgjedhje të lira dhe të ndërshme me një qeveri tranzitore që u garanton shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jo më, vazhdimin e lidhjes së politikës me krimin e organizuar dhe bandat kriminale.

Tashmë kjo është rruga e vetme për të nxjerrë vendin nga kriza dhe për të realizuar gjithësecili përgjegjësitë para Shqiptarëve.

Etiketa: Monika Kryemadhiopozita e bashkuarshba


Ju sugjerojmë

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
Bota

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

14 Nëntor, 2025 4:41 pm
Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
Aktualitet

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

14 Nëntor, 2025 4:25 pm
BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
Aktualitet

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

14 Nëntor, 2025 3:52 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

14 Nëntor, 2025 3:48 pm
GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja
Kronikë

GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

14 Nëntor, 2025 3:39 pm
Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje
Kronikë

Atentati në Rinas, autorët dyshohet se përdorën disa automjete në vendngjarje

14 Nëntor, 2025 3:38 pm
SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë
Bota

SHBA shpall 4 grupe si organizata terroriste në Europë

14 Nëntor, 2025 3:06 pm
Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner
Aktualitet

Thirrjet e refuzuara? Berisha i përgjigjet SPAK: Mashtrim ordiner

14 Nëntor, 2025 2:15 pm
SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…
Aktualitet

SPAK tregon si u refuzua urdhër-thirrja për Berishën:Rojet janë autorizuar të mos…

14 Nëntor, 2025 2:13 pm
Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë
Kronikë

Francë, çifti nga Korça gjendet i pajetë në banesë

14 Nëntor, 2025 1:34 pm
Para
Rezultati në Kosovë, KQZ: Vetëvendosja në garë të ngushtë me LDK

Rezultati në Kosovë, KQZ: Vetëvendosja në garë të ngushtë me LDK

Foto/ Si në kohët e vjetra, aktorët e “Friends” bëhen bashkë

Foto/ Si në kohët e vjetra, aktorët e "Friends" bëhen bashkë

Bushati uron Kurtin, mesazh të koduar Ramës

Bushati uron Kurtin, mesazh të koduar Ramës
















TE FUNDIT

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët

Polonia nis përgatitjen ushtarake për civilët
14 Nëntor, 2025

Nga nxënësit e shkollave fillore deri te të moshuarit: Polonia po i fton qytetarët e saj të marrin pjesë në trajnime dhe...

Lexo më shumë

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor

Globe, ulje reale në çdo produkt nga 12 deri më 24 nëntor
14 Nëntor, 2025

Globe ka nisur fushatën më të madhe të muajit nëntor “Gjithçkame Ulje”, një periudhë ofertash që u jep konsumatorëvemundësinë të...

Lexo më shumë

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë

BE publikon agjendën e Konferencës së 7-të Ndërqeveritare me Shqipërinë
14 Nëntor, 2025

Këshilli i Bashkimit Europian ka bërë të ditur agjendën e konferencës së shtatë ndërqeveritare për anëtarësimin e Shqipërisë që do...

Lexo më shumë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
14 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Policia njofton se një 37-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com