Janë regjistruar në mesnatë koalicionet parazgjedhore në Kosovë. Kështu mësohet se AAK, Nisma dhe PDK do të shkojnë bashkë në zgjedhje. Në Kosovë, këto parti njihen si “krahu i luftës”. “Atyre do t’u prijë si kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj”, shkruajnë mediat në Kosovë.
Kurse në anën tjetër janë rreshtuar partitë e “paqes”, LDK-ja, AKR-ja dhe “Alternativa”.
Partia e vetme e cila ka vendosur t’i hyjë e vetme kësaj gare zgjedhore ka mbetur lëvizja “Vetëvendosje”. Kjo parti deri në orën e përcaktuar nga KQZ-ja nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion. /Opinion.al