Sipas të dhënave që ka publikuar KQZ e Kosovës, qendrave të votimit u janë drejtuar deri më tani 32 % e qytetarëve për të hedhur votën e tyre.
Kujtojmë që ditën e sotme se në Kosovë është përllogaritur se do të votojnë thuajse 1.8 milionë shtetas, ndërsa procesi i votimit ka nisur që prj orës 7:00 të mëngjesit.
Përveç qendrave të votimit, është bërë e mundur të votohet edhe nga diaspora, nëpërmjet postës.
Gjithashtu janë ngritur grupe të posaçme edhe për të infektuarit me COVID-19, të cilët janë në spital apo të karantinuar në shtëpi./Opinion.al