Ditën e sotme në komunat veriore të Kosovës, në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok si dhe në Mitrovicën e Veriut janë hapur prej orës 07:00 të gjitha qendrat e votimit.
Ndërkohë, lidhur më këto zgjedhje ka ardhur dhe reagimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka ftuar të gjithë serbët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
“Le të dalin në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiç për televizionin serb “Pink”.
Zgjedhjet mbahen sot në 4 komunat e veriut të Mitrovicës, pasi kryetarët dhanë dorëheqjen për shkak të taksës 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia./ Opinion.al E.Xh.