Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë uruar përmes një postimi në “Facebook” Koalicionin e Qendrës së Djathë për fitoren e zgjedhjeve në Itali.
Berisha e cilëson si historike fitoren e udhëheqësve të koalicionit të djathtë Georgia Meloni, Silvio Berluskoni dhe Matteo Salvini.
“Fitore historike e Koalicionit te Djathte, miqve tane ne Itali. Nje urim te perzemert per suksesin historik, fitoren e shkelqyer udheheqesve te koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini”, shkruan Berisha.
Nga ana tjetër,Meta ndërsa i uron suksese qeverisjes së re të Italisë, shprehet i vendosur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Italia foli qartë!
Urimet më të mira Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi.
Duke i uruar shumë suksese qeverisjes së re të Italisë mike dhe partnere të rëndësishme strategjike, jemi të vendosur për forcimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të marrëdhënieve mes dy vende dhe popujve tanë”, shkruan Meta./Opinion.al