Banorët e Himarës kanë zgjedhur tashmë kryetarin e ri të bashkisë, pas zgjedhjeve që u zhvilluan ditën e djeshme.
Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë me mbi 1400 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria.
Sipas rezultateve të KQZ Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota ose 58.62% ndërsa Petro Gjikura ka marrë 3545 vota ose 41.38%.
Pra Tavo ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie me një rezultat diference prej 1468 votash.