Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka njoftuar mbrëmjen e sotme se ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit për zgjedhjet e ditës së nesërme në Bashkinë Himarë.
Nëpërmjet një reagimin në platformën “X”, Celibashi bën me dije se në çdo pikë janë shpërndarë kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacioni i punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Gjithashtu, Celibashi bën me dije se 36 qendrat e votimit në Himarë do të hapen në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryebashkiakun e Himarës.
Reagimi i Celibashit:
Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.
Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.
Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë.