Qytetarët e Himarës janë drejtuar ditën e sotme qendrave të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë.
Votimi ka nisur në orën 07:00, ku qytetarët e parë iu janë drejtuar 36 qendrave të votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake deri në orën 11:00.
Sipas KQZ, pjesëmarrja në votime deri më tani është 3833 qytetarë, ose përkthyer në përqindje, 17.61 %.
Ndërkohë në raport me zgjedhjet e 14 Majit 2023, numri i votuesve raportohet më i lartë deri në orën 11:00.