Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Himarës.
Nga këto zgjedhje do të zgjidhet kryetari i Bashkisë së Himarës, teksa garojnë përballë njëri-tjetrit Petro Gjikuria dhe Vangjel Tavo.
Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 34 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 19:00 ishte 37.69 %.
KQZ njoftoi se kanë votuar mbi 8333 qytetarë me të drejtë vote.