Sport

Zgjedhjet në FSHF, vendoset data


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 22/01/22 |
Opi Nion

Tashmë është zyrtare, në datën 2 mars do të mbahen zgjedhjet për kreun e FSHF-së.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur që në 2 mars të mbajë Asamblenë Zgjedhore të vitit 2022 ku do të zgjidhen strukturat e reja drejtuese të këtij institucioni.

Gjatë këtyre javëve do të përcaktohen delegatët e klubeve dhe shoqatave rajonale që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe ata më pas do të votojnë për strukturat drejtuese të tij.

Në garën për president deri tani kanë konfirmuar kandidaturën e tyre Armand Duka dhe Dritan Shakohoxha./Opinion.al

Pas