Bota

Zgjedhjet në Francë, publikohen Exit Poll-et: Fiton Macron


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:08 - 24/04/22 |
Opi Nion

Exit Poll-et nxjerrin fitues Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale në Francë, duke grumbulluar më shumë vota se rivalja e tij, Marine Le Pen.

Presidenti Macron pritet të marrë 58,2% të votave ndaj 41,8% të Le Pen, sipas një analize të të dhënave të votimit nga anketuesit Ipsos & Sopra Steria të kryer për transmetuesit France Televisions dhe Radio France.

Anketuesit francezë zakonisht publikojnë parashikimet në orën 20:00. koha lokale, kur qendrat e votimit mbyllen në qytetet e mëdha dhe disa orë para se Ministria e Brendshme franceze të publikojë rezultatet zyrtare.

Këto projeksione, të cilat bazohen në të dhënat e qendrave të votimit që mbyllen në orën 19.00, zakonisht përdoren nga kandidatët dhe mediat franceze për të shpallur një fitues.

Pas