Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në Dibër, PS kundër Nishanit: Pse dekreti është i pavlefshëm

2016/08/03 at 7:30 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet në Dibër, PS kundër Nishanit: Pse dekreti është i pavlefshëm

Partia socialiste kundërshton dekretimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Dibrës, që është 11 shtator 2016.

Burime nga partia Socialiste pohuan për gazetën “Panorama” se do t’i drejtohen zyrtarisht kreut të shtetit që të tërheqë dekretin pasi sipas saj, ky dekret është i pavlefshëm.

Argumenti për këtë është sepse vendimi i gjykatës kushtetuese nuk është shpallur zyrtarisht dhe nuk është botuar në fletoren zyrtare.

Me Dekretin Nr.9716, datë 02.08.2016, Presidenti i Republikës dekretoi sot “Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.”

Sipas socialistëve, “ky akt individual i Presidentit të Republikës ka dalë në mënyrë krejt të papritur në vijim të një “Njoftimi për Media” që Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dje mbi ankimin e Kryetarit të shkarkuar të Bashkisë Peshkopi, z.Shukri Xhelili.

Sipas njoftimit për median, Gjykata Kushtetuese, në seancë plenare ka vendosur “Rrëzimin e kërkesës”.

Por sipas socialistëve, presidenti duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkinë e Dibrës vetëm pas hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka lënë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave.

“Vetëm atëherë Presidenti i Republikës bëhet kompetent të shpallë datën e zgjedhjeve dhe jo kur këtë e merr vesh përmes një njoftimi paraprak, i cili ka vetëm vlerë mediatike, por jo juridike”, thanë burime pranë Partisë Socialiste.

Sipas të njëjtave burime, dekreti i nxjerrë nga kreu i shtetit është haptazi në kundërshtim me ligjin e për pasojë absolutisht i pavlefshëm, ndaj edhe si palë drejtpërdrejt e interesuar, në bazë të nenit 111 të “Kodit të Procedurave Administrative”, i kërkon Presidentit të Republikës të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrativ sa më shpejt, në mënyrë që të mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji./Panorama

Etiketa: dekretinishanips

Ju sugjerojmë

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë në Jemen
Bota

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë në Jemen

4 Gusht, 2025 10:00 am
Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
Aktualitet

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Retorika kërcënuese..

4 Gusht, 2025 9:40 am
Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
Aktualitet

Vijon zjarri në malin e Skërficës/ Ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

4 Gusht, 2025 9:31 am
Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik
Aktualitet

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik

4 Gusht, 2025 9:11 am
Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj
Bota

Korrupsioni në Ukrainë: 30 për qind ryshfet për dronë të rinj

4 Gusht, 2025 8:56 am
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Trump dhe nëndetëset bërthamore: “Mesazhi për Putinin”?

4 Gusht, 2025 8:50 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump thotë se Witkoff mund të udhëtojë për në Rusi në ditët në vijim

4 Gusht, 2025 8:40 am
Raporti përfundimtar i SHBA zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan
Bota

Raporti përfundimtar i SHBA zbulon dështime serioze në misionin në Afganistan

4 Gusht, 2025 8:35 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Aktualitet

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025

4 Gusht, 2025 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2025

4 Gusht, 2025 8:14 am
Para
Veç miqësisë ja çfarë i bashkon tjetër, Anjeza Majën dhe Mira Kazhanin

Veç miqësisë ja çfarë i bashkon tjetër, Anjeza Majën dhe Mira Kazhanin

Kjo është “vajza” e Adrianit…

Kjo është "vajza" e Adrianit...

Tiranë, 10 vjet burg babait që përdhunoi të bijën 12 vjeçe dhe e kërcënoi ta digjte

Tiranë, 10 vjet burg babait që përdhunoi të bijën 12 vjeçe dhe e kërcënoi ta digjte

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë në Jemen

Të paktën 68 të vdekur pas fundosjes së anijes me emigrantë në Jemen
4 Gusht, 2025

Të paktën 68 persona kanë vdekur pas fundosjes së një anijeje afër Jemenit, tha agjencia për migrim e Kombeve të...

Lexo më shumë

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Gjeloshajt! Gjekmarkaj: Retorika kërcënuese..

Gjekmarkaj-socialistëve: Po e vrisni Shqipërinë nga frika. Reflektoni e reagoni!
4 Gusht, 2025

Përmes një deklarate publike, nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me retorikën kërcënuese ndaj zëvendëskryeministrit...

Lexo më shumë

Vijon zjarri në malin e Skërficës/ Ndërhyn edhe shërbimi zjarrfikës i Gjirokastrës

Digjen 7 hektarë bimësi/ Vijon të jetë aktive vatra në Parkun e Prespës
4 Gusht, 2025

Është aktivizuar një vatër zjarri në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar përhapjen në zonat përreth,...

Lexo më shumë

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik

Rruga që lidh Beratin me jugun/ Rama: Hap një derë të re për fluksin turistik
4 Gusht, 2025

Në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përgatitjet për asfaltimin e rrugës lidhëse...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com