Zgjedhjet vendore të Dibrës do të jenë beteja e parë elektorale mes maxhorancës e opozitës përpara zhvillimit të zgjedhjeve të vitit 2017.
Përmes zërave të veçantë, KQZja ka përcaktuar edhe buxhetin që do të kërkojë zhvillimi i zgjedhjeve në 11 shtator për Bashkinë e Dibrës. Sipas KQZsë, procesi zgjedhor për këtë njësi vendore do të kërkojë 10.041.420 lekë të rinj.
Shpallja e dekretit të Presidentit të Republikës për të zhvilluar zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Dibrës duket se e ka gjetur të papërgatitur Partinë Socialiste, për shkak se në degën e saj ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e PSsë, ndërsa janë komanduar dy sekretarë.
Ende nuk dihet nëse PSja do të paraqesë një kandidat të saj për Bashkinë e Dibrës apo do t’ia lërë atë një prej aleatëve, siç është PDIUja. Me shumë gjasa, kandidat i maxhorancës do të jetë Qamil Lata i PDIUsë, nëse PSja do t’ia lërë aleatit të tij.
Ndërkohë që PSja ka disa emra që përfliten si kandidatë të mundshëm, si ajo e mjekut kirurg, Muharrem Rama, por dhe e drejtorit të Tatimeve për Qarkun e Dibrës, Dionis Ymeraj.
Edhe Partia Demokratike ka disa kandidatura të përfolura, si Natasha Mazari, pjesëtare e shoqërisë civile, Ilir Krosi, ishkryetar bashkie për disa mandate, apo dhe nënkryetari i degës së PDsë, Shkëlzen Qoka.