Bota

Zgjedhjet në Bullgari/Exit Pollet nxjerrin fitues presidentin socialist Radev


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:00 - 21/11/21 |
Opi Nion

Presidenti aktual socialist, 58 vjeçari Rumen Radev, është fitues i zgjedhjeve presidenciale në Bullgari duke mbledhur 63% -65% të votave, sipas exit polleve të tre instituteve të sondazheve.

Siç pritej, votuesit bullgarë kanë ripërtërirë besimin e tyre tek ai, i cili është bërë simbol i lëvizjes kundër korrupsionit në Bullgari, vendi më i varfër në Bashkimin Evropian.

Kundërshtari i tij Anastas Gertzikov, i cili kishte mbështetjen e partisë konservatore Gerb të ish-kryeministrit Bojko Borisov, ka marr 31% -33% të votave./Opinion.al

Pas