Aktualitet

Zgjedhjet, Meta:Do hapet një portal, qytetarët të informojnë për presionet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 25/02/21 |
Semiljana Azizi

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ditën e sotme lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Nëpërmjet një njoftimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë qendrat ku do të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Meta shkruan gjithashtu se do të hapet edhe një portal për qytetarët në institucionin e Presidentit që të informojnë për shqetësimet në lidhje me këtë çështje.

U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!
Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet. ”, deklaron Meta./Opinion.al

Pas