Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet/ Meta:Administrata po fryhet nga mbipunësimet në këmbim të votës

2021/03/19 at 1:36 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kë do shpallë fitues koalicionin apo partinë? Meta: Mund të ketë surpriza

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur ditën e sotme shqetësimin për rritjen e punësimeve para zgjedhjeve në administratë shtetërore.


Meta, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në “Facebook’ shkruan se rritja ka kapur kulmin duke shënuar një rekord që në 2015, ndërsa shton gjithashtu se të gjitha janë punësime elektorale fiktime të përkohshme në këmbim të votave, për zgjedhjet e 25 prillit.

“Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u shtuar me rreth 10 mijë vende, në raport me tremujorin e mëparshëm.
Rritja ka arritur kulmin duke shënuar rekord, që nga viti 2005, e krahasuar me mesataren vjetore.
Të dhënat nga terreni flasin hapur për krijimin e pozicioneve të reja fiktive të punës në kundërshtim me ligjin, vetëm për qëllime elektorale, në këmbim të votave më 25 prill.”- shkruan Meta.

Nga ana tjetër Presidenti shprehet i bindur se më 25 prill shqiptarët do të marrin pjesë në referendumin historic, siç ai e konsideron, për të ndëshkuar degradimin e administratës dhe për të realizuar lirinë e shtetit.

“Më 25 prill jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë do të marrin pjesë masivisht në referendumin historik për të ndëshkuar njëherë e përgjithmonë degradimin e administratës, shpërdorimin e taksave dhe buxhetit, si dhe për të realizuar çkapjen e shtetit.”- përfundon Presidenti.

STATUSI NGA ILIR META
SHQIPËRIA ZBRAZET, BIZNESET MBYLLEN, POR ADMINISTRATA FRYHET.
Në kushtet kur ritmet dramatike të shpopullimit të vendit nuk i ndali as pandemia, kur situata ekonomike në vend rezulton më e rënda prej vitit 1991 dhe sipas të dhënave zyrtare të paktën 50 mijë vende pune janë mbyllur për shkak të COVID-19, fryrja e administratës shtetërore me punësime të reja fiktive në prag të zgjedhjeve të 25 prillit ka përparuar ndjeshëm.

Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin ( listë-pagesat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve) në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u shtuar me rreth 10 mijë vende, në raport me tremujorin e mëparshëm.
Rritja ka arritur kulmin duke shënuar rekord, që nga viti 2005, e krahasuar me mesataren vjetore.
Të dhënat nga terreni flasin hapur për krijimin e pozicioneve të reja fiktive të punës në kundërshtim me ligjin, vetëm për qëllime elektorale, në këmbim të votave më 25 prill.
Barra e këtyre shpenzimeve të papërgjegjshme bie mbi të gjithë qytetarët e Shqipërisë, të cilët me taksat e tyre detyrohen të paguajnë fryrjen artificiale të administratës.
Koston e punësimeve elektorale e paguajnë direkt edhe bizneset, që për shkak të pandemisë ndodhen në kufijtë e mbijetesës, në mungesë të një mbështetjeje financiare nga shteti.
Punësimet e përkohshme fiktive elektorale kanë për qëllim trajtimin preferencial të simpatizantëve dhe anëtarëve të forumeve politike të mazhorancës aktuale, me qëllim angazhimin e administratës dhe burimeve shtetërore në funksion të zgjedhjeve.
Përdorimi i shtetit për qëllime elektorale është një tjetër dëshmi serioze dhe skandaloze e degradimit dhe e kompromentimit të reformës në administratën publike nga ana e Kryeministrit ende në detyrë.
Më 25 prill jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë do të marrin pjesë masivisht në referendumin historik për të ndëshkuar njëherë e përgjithmonë degradimin e administratës, shpërdorimin e taksave dhe buxhetit, si dhe për të realizuar çkapjen e shtetit.

Etiketa: administratepresdienti ilir metapunezgjedhje


Ju sugjerojmë

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
Bota

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

27 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

27 Dhjetor, 2025 9:26 pm
Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
Kryesore

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

27 Dhjetor, 2025 8:42 pm
Protestë e PD-së në Surrel
Aktualitet

Protestë e PD-së në Surrel

27 Dhjetor, 2025 8:17 pm
Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije
Kryesore

Berisha: Ergys Agasi na del se ishte zëvendëskryeministër në hije

27 Dhjetor, 2025 8:05 pm
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore
Aktualitet

Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt në linjën kryesore

27 Dhjetor, 2025 7:20 pm
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëpushimin e dytë

27 Dhjetor, 2025 6:59 pm
Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro
Bota

Goditet celula e Hamasit në Itali, sekuestrohen 8 milionë euro

27 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët
Bota

Ukrainë/ Nisin hetime për një skemë blerjeje votash nga deputetët

27 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave
Bota

Lind foshnja e parë në botë me ADN e tre personave

27 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
“Kryeministri kalon dhe s’i hedh sytë”, Basha në shtëpinë e Kokalarëve

"Kryeministri kalon dhe s'i hedh sytë”, Basha në shtëpinë e Kokalarëve

Balla për zgjedhjet në Kosovë: Edhe partitë tona të pranojnë rezultatin

Sherri mes Boçit e Lucës, Balla: Basha të përjashtojë nga lista kandidatin

Basha vesh jelekun tradicional: Rama iu ndau ca të nënës, ca të njerkës

Basha vesh jelekun tradicional: Rama iu ndau ca të nënës, ca të njerkës
















TE FUNDIT

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus

Zbulohet se mumia Ötzi ishte e infektuar me papilloma virus
27 Dhjetor, 2025

Një studim i ri shkencor ka zbuluar se Ötzi, njeriu i akullit që jetoi më shumë se 5 mijë vjet...

Lexo më shumë

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
27 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, përpara takimit të tij të planifikuar me presidentin e SHBA-së Donald Trump, tha se Kievi nuk...

Lexo më shumë

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD

Salianji: Askush nuk mund të më përjashtojë nga PD
27 Dhjetor, 2025

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me demokratët në Shkodër, nga ku bëri një koment edhe për “vetëpërjashtimin”...

Lexo më shumë

Protestë e PD-së në Surrel

Protestë e PD-së në Surrel
27 Dhjetor, 2025

Deputetët Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD kanë zhvilluar një protestë në Surrel.  Me pishtarë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com