Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet/ Meta letër institucioneve shtetërore:Periudhë me rrisk të lartë

2021/04/10 at 9:26 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta: Nëse LSI promovon banditë, qytetarët ta fshijnë nga faqja e dheut

Presidenti Ilir Meta u ka dërguar ditën e sotme  një shkresë zyrtare drejtuesve të institucioneve shtetërore, si dhe ambasadorëve të huaj në Shqipëri.


Bëhet me dije se letra është  mbi “nevojën e marrjes së masave të shtuara organizative në ushtrimin e detyrave funksionale, zbatimin me përgjegjshmëri të legjislacionit në fuqi, si dhe rritjen e vigjilencës përgjatë periudhës para dhe pas zgjedhore”.- shkruan Presidenti.

Presidenti i Republikës u shkruan institucioneve se kjo periudhë është me rrisk të lartë.

“Kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të rriskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime të kundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e që padyshim kërkojnë trajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektive mbi sanksionet administrative apo penal”.- shkruan Meta.

Teksa Meta i nxit të gjithë institucionet që të denoncojnë punonjësit e tyre të korruptuar.

Shkresa e Presidentit Meta:

Të nderuar drejtues të institucioneve shtetërore,

Ashtu sikurse jeni në dijeni, vendi ynë aktualisht gjendet në periudhë zgjedhore, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë më 25 prill 2021.

Në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, për mbrojtjen e parimeve, dhe të drejtave themelore të njeriut, të njohura nga Kushtetuta, si dhe me qëllim garantimin e mirëfunksionimit të të gjithë aparatit shtetëror në tërësi, Presidenti i Republikës, në ushtrim të kompentencave kushtetuese është angazhuar maksimalisht për të ndjekur edhe me më shumë vëmendje dhe për tu informuar, mbi funksionimin e institucioneve shtetërore, përgjatë periudhës së fushatës zgjedhore, situatën para dhe paszgjedhore në tërësi, deri në daljen e rezultatit përfundimtar zyrtar të zgjedhjeve dhe fillimit të ushtrimit të mandatit prej Kuvendit të ri.

Në funksion të realizimit të një procesi zgjedhor të qetë dhe sipas standarteve europiane; për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; dhe për të frenuar e denoncuar çdo fenomen negativ që mund të shfaqet përgjatë gjithë kësaj periudhe, Presidenti i Republikës, do të ketë vëmendjen maksimale për të monitoruar veprimtarinë e administratës shtetërore, situatën zgjedhore në tërësi, për të evidentuar apo frenuar çdo veprim apo mosveprim të kundraligjshëm, që reflekton hapur përpjekje për të ushtruar trysni politike, apo që synon të cenojë votën e lirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe vëmendjen e shtuar ndaj të gjithë fenomeneve që mund të reflektojnë shpërdorim të ushtrimit të funksionit shtetëror.

Në të kaluarën, në periudhat para dhe pas zgjedhore, dhe kryesisht përgjatë periudhës tranzitore që përkon nga momenti i zhvillimit të zgjedhjeve e daljes së rezultatit paraprak deri në fillimin e funksionimit të Kuvendit të ri, në veprimtarinë shtetërore në tërësi, janë konstatuar fenomene negative të natyrave të ndryshme, ku më së shumti, e për fat të keq, është vërejtur një apati e funksionimit në administratën publike e shtetërore, e cila nuk ka reflektuar një efiçiencë të plotë.

Në disa raste janë evidentuar veprime të qarta të shpërdorimit të funksionit publik, duke vendosur në rrezik zbatimin e legjislacionit në fuqi, me pasojë cenimin e interesave të shtetit, shkeljen e lirive e të drejtave të njeriut, por dhe uljen e cilësisë së shërbimeve të ofruara ndaj qytetarëve.

Veçanërisht në institucionet që ju drejtoni, kjo periudhë specifike mund të paraqes nivel të lartë të rriskut, për shfaqjen e veprimeve dhe/apo mosveprime të kundraligjshme, apo konstatimit të fenomeneve negative, e që padyshim kërkojnë trajtimin dhe referimin e tyre, sipas dispozitave ligjore respektive mbi sanksionet administrative apo penale.

Duke qenë se institucionet tuaja janë të lidhura drejtpërdrejtë me sigurimin dhe ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit, interesat fiskalë, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, administrimin dhe ruajtjen e resurseve e pronës publike dhe interesave të shtetit në tërësi, etj, që kanë ndikim direkt edhe në mbrojtjen e sigurisë kombëtare në Republikën e Shqipërisë, si President i Republikës, tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj rritjen e përgjegjshmërisë në mënyrë të posaçme përgjatë kësaj periudhe, me qëllim që jo vetëm të zbatohet rigorozisht legjislacioni në fuqi, por të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për mbikqyrjen, identifikimin dhe raportimin pranë institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese të orientimeve, shtrëngimeve, veprimeve apo vendimmarrjeve që janë në kundërshtim të hapur me ligjin, të kujtdo punonjësi, funksionari, individi, apo subjekti fizik apo juridik privat.

Përsa më sipër, kërkoj nga ana juaj si drejtues, që përmbushja e detyrave funksionale prej strukturave në institucionet tuaja, t’i nënshtrohet një vëmendjeje të shtuar, në drejtim të verifikimit të përditshëm të zbatimit të ligjit për vendimmarrjet sipas fushës së veprimtarisë, ashtu edhe monitorimit dhe mbikëqyrjes së vazhduar, me qëllim garantimin e funksionimit normal të të gjithë aparatit shtetëror.

Edhe një herë më duhet t’ju theksoj që, funksioni shtetëror nga ana juaj duhet të ushtrohet me integritet dhe përgjegjshmëri të lartë, ashtu sikundër ju shpreh mbështetjen time që, për çdo veprim/mosveprim që përbën shkelje të ligjit, të ndërmerren nga ana juaj të gjitha masat e duhura për respektimin e kuadrit ligjor në fuqi, e për të vënë para përgjegjësisë individuale administrative apo penale, çdo shkelës të ligjit.

Sinqerisht, PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Etiketa: letermetazgjedhje


Ju sugjerojmë

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
Bota

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

10 Nëntor, 2025 9:07 pm
Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
Politikë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

10 Nëntor, 2025 8:32 pm
Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Bota

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

10 Nëntor, 2025 8:02 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet
Politikë

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet

10 Nëntor, 2025 7:13 pm
Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin
Kryesore

Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin

10 Nëntor, 2025 5:43 pm
SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

10 Nëntor, 2025 3:24 pm
VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
Kryesore

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

10 Nëntor, 2025 2:25 pm
Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta
Aktualitet

Numërim votash me inteligjencë artificiale, Celibashi: Rezultatet ishin të sakta

10 Nëntor, 2025 2:19 pm
Para
Sherr në diskotekë, sulmohet me thikë djali i prezantueses së njohur

Berat/ Qëlloi me thikë 61-vjeçarin, arrestohet në flagrancë autori

“Qenka tmerr”/ Çfarë shkruante gazetarja që humbi jetën nga virusi

“Qenka tmerr”/ Çfarë shkruante gazetarja që humbi jetën nga virusi

Grabitja e karburantit në Fushë-Krujë, policia prangos dy të dyshuarit

Grabitja e karburantit në Fushë-Krujë, policia prangos dy të dyshuarit
















TE FUNDIT

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
10 Nëntor, 2025

Finlanda ka përjetuar rritje të rasteve të Covid- 19 kohët e fundit, me 200 raste të konfirmuara në javë, raportoi...

Lexo më shumë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
10 Nëntor, 2025

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota, ka reaguar pas humbjes së thellë...

Lexo më shumë

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
10 Nëntor, 2025

Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit...

Lexo më shumë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
10 Nëntor, 2025

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në ambientet e Bashkisë së Pogradecit, ku gjatë një mbledhjeje të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com