Kryesore

Zgjedhjet/ Meta: Kush tenton të prekë votën, do ta ketë vendin në burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:05 - 15/04/21 |
Opi Nion

Teksa kanë ngelur më pak se dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta iu bën thirrje qytetëce që të mos shesin votën, ndërsa shton se kushdo që tenton të falsifikoj, kush të tjetërsojë dhe të prekë votën do e ketë vendin në burg

Mesazhi i Metës

NDËSHKONI ATA, QË DUAN TË BLEJNË VOTËN TUAJ DHE T’JU PËRZËNË FËMIJËT NGA SHQIPËRIA, ATDHEU YNË I BEKUAR! 🇦🇱

E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj!

Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg!/ Opinion.al

Pas