Aktualitet

Zgjedhjet lokale/Meta: Partia e Lirisë synon të jetë forcë e parë në këshillat bashkiakë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:26 - 04/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ditën e sotme u shpreh se PL është e hapur për të bashkëpunuar  me çdo faktor opozitar për të vendosur demokracinë në vend.

“PL siç e dini është e hapur për të bashkëpunuar më çdo faktor të vërtete opozitar në radhë të parë me PD në interes të vendosjes së demokracisë sa më shpejt në vend. Së dyti PL ka qenë dhe është e gatshme të bashkëpunojë dhe koordinojë aksionin opozitar si një interes kombëtar dhe jo interes partiak. Kjo nuk ekziston si filozofi e PL. PL  e ka përballjen me Edi Ramën dhe regjimin mafioz dhe dëshiron ti bashkojë forcat në mënyrën më të hapur me të gjithë forcat e tjera që janë realisht në opozitë me Edi Ramën”, tha Meta.

Ndër të tjera, Meta tha se forca politike që drejton synon të jetë e para sa i përket vendeve në këshillat bashkiakë.

“Nuk kemi çfarë negociatash të bëjmë, sepse objektivi i Partisë së Lirisë është të dalë forcë e parë në këshillat bashkiakë, duke filluar nga Tirana. Këshilli bashkiak i Tiranës do të jetë shumë më i rëndësishëm sesa ai Parlamenti që i ka disa “kërpërata” atje. Së dyti, kemi bërë të qartë që në kushtet e ballafaqimit e një regjimi mafioz, është shumë e rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki. Në kushte të tjera normale, mund të kishte edhe katër… Në këtë drejtim kemi bërë të qartë që nuk do të vëmë kushte për asnjë bashki apo kandidat. Nëse do të ketë kandidatë nga ana e PL që mendojmë që kanë përkrahje serioze në një bashki të caktuar, është çështje që ne do ta bisedojmë që të gjejmë zgjidhjen më të mirë”-tha Meta.

Pas