Aktualitet

Zgjedhjet lokale/Berisha: Po vijojmë konsultimet me aleatët, do kemi koalicion të gjerë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:14 - 03/10/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të parlamentit kreu i PD Sali Berisha foli edhe për zgjedhjet lokale. Berisha tha se po vijojnë diskutimet me aleatët.

Më tej ai u shpreh se e mbështet mendimin e kandidatit të përbashkët, ndërsa shtoi se se duhen gjetur format më të përshtatshme për të mundur Ramën.

“Shënuam një hap të madh duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Sjellim një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë. Ne po vijojmë konsultimet me aleatët. Ka mendime që të dalim me kandidatë të përbashkët dhe e mbështes por duhet të gjejmë format më të përshtatshme. Aleatët janë i gjithë spektri politik i djathtë, parti parlamentare dhe jo parlamentare. Do kemi koalicion të gjerë”, tha Berisha

Pas