Politikë

Zgjedhjet/ Kur përfundojnë afatet për regjistrimin e partive dhe kandidatëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 04/11/22 |
Opi Nion

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaron se partitë kanë afat deri më 6 mars që të paraqesin kërkesat për regjistrimin e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 maijt.

Ndërkohë, më 15 mars përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, ndërsa më 27 Mars përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar të bashkisë, si dhe të listave shumë emërore për anëtarë të këshillave bashkiakë.

 “Në 13 Janar të 2023 fillon afati për raportimin e institucioneve publike në lidhje me veprimtaritë e tyre me karakter publik, të cilat ata planifikojnë t’i zhvillojnë gjatë periudhës zgjedhore. Në 6 Mars 2023 përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e partive politike, pra jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve. 15 Mars 2023 përfundon afati për paraqitjen e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. 27 Mars 2023 përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar të bashkisë, si dhe të listave shumë emërore për anëtarë të këshillave bashkiakë. Më 14 Prill fillon fushata zgjedhore. Në 8 Maj përfundon afati për publikimin e sondazheve. Në 13 Maj 2023 përfundon fushata zgjedhore dhe fillon heshtja zgjedhore”, tha Celibashi./ Opinion.al

Pas