Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me homologun e saj të BE, Luigi Soreca.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se në takim kanë biseduar sfidat që i presin përpara, implementimin e Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit dhe anëtarësimi i vendit në BE.
Ambasadorja thotë se mbështetja SHBA-BE për Shqipërinë është më e fortë se kurrë./ Opinion.al