Forcat pro europiane kanë fituar zgjedhjet për Parlamentin Europian në Holandë. Partia e Socialistëve Europianë ka arritur të marrë 18% të votave duke siguruar 6 vende në parlament nga 26 që ka gjithësej Holanda.
Kryetari i partisë, Frans Timmermans është një nga kantidatët kryesorë për presidencën e Komisionit Europian dhe kjo fitore do të rrisë popullaritetin e tij dhe mundësitë për të zgjedhur. Fitorja e socialistëve vjen në një kohë kur mendohej se popullariteti i tyre ishte në rënie, por rezultati tregoi krejt të kundërtën. Në krahësim me zgjedhjet e 2014 ata kanë marrë dyfishin e votave.
Kryeministri holandez, Mark Rutte e ka përshëndetur fitoren e Timmermans. VVD-ja e Ruttes ka marrë 14% të votave, pra 4 vende në parlament.
Surpriza tjetër në Holandë është rezultati që kanë arritur të marrin të gjelbërit, duke u renditur të tretët me 11% të votave, 4% më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Të humburit në këto zgjedhje janë padyshim partia e ekstremit të djathtë dhe me në krye Geert Wilders (PVV), të cilët kanë marrë vetëm 4% të votave.
Euroskeptikët e Thierry Baudet (FvD) kanë arritur të marrin vetëm 3 vende në Parlamentin Europian.
Frans Timmermans e konsideron fitoren e socialistëve në Hollandë si një sinjal të një mazhorance që do të shohë BE-në të vazhdojë të luajë një rol për zgjidhjen e problemeve që duhen zgjidhur. /Opinion.al