Fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit që do të mbahen më 6 mars do të nisë më 19 shkurt.
Vendim i cili miraton propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, është marrë nga Komisioni Rregullator në KQZ.
Partia Demokratike kërkoi më herët që data e nisjes së fushatës të ishte 7 Shkurti, me argumentimin për të pasur kohë çdo kandidat.
“Data 7 do të ishte shumë e mirë për kandidatët që të kishin kohë”, tha ai.
Por anëtarët e Komisionit Rregullator u shprehën se kandidatët nuk mund të regjistrohen nga KQZ para datës 12 shkurt./Opinion.al