Kryesore

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki, LSI udhëzim strukturave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:03 - 24/01/22 |
Opi Nion

Është zbardhur udhëzimi i Sekretarit të Përgjithshëm Endrit Braimllari, i cili i është drejtuar strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkitë Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, Rrogozhinë.

Ndërkohë që nuk është zyrtarizuar ende asnjë kandidaturë nga forcat e tjera politike, LSI ka nisur punën përsa i përket rolit të saj në to.

Sipas ligjit, LSI ka një rol të rëndësishëm në administrimin zgjedhor, përmes përfaqësuesve të saj në KZAZ, në qendrat e votimit, si dhe në tavolinat e numërimit të votave.

“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki.”- parashikon udhëzimi i shpërndarë në struktura.

Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbëhet nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.

Pas