Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars.
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të zhvillohen në 6 bashki të cilat janë pa kryetar, konkretisht: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.
Shkresa e dorëzuar nga LSI në KQZ me propozimet e anëtarëve të KZAZ-ve mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari.
Kujtojmë se presidenti Ilir Meta, pak ditë më parë, dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar./Opinion.al