Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e parakohshme, udhëzimi i PD për strukturat

2019/10/11 at 3:05 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, PD: Çfarë dëshmon rrëzimi i Ramës në Shkodër

Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj ku ndër të tjera, kërkohet me urgjencë verifikimi i listave elektorale, si dhe shtimi i anëtarësimeve të reja.


Gjithashtu kërkohet që të identifikohen votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike për të garantuar vijimin e mbështetjes së tyre për PD.

Sipas udhëzimitt në këtë proces do të përfshihet edhe Lidhja Demokratike e Gruas, nëpërmjet strukturave të saj në Degë me synimin që jo më pak se 30 % e anëtarëve të rinjë të jenë femra, ndërsa forumit Rinor të Partisë Demokratike i kërkohet të ketë në fokus të vecantë të rinjtë që fitojnë të drejtën për të votuar brenda 2019.

I gjithë procesi i përcaktuar duhet të përfundojë brenda datës 31 Tetor 2019.

Udhëzimi

Aneksi 1 – Sqarim që i shpërndahet strukturave të Partisë

Situata ne te cilen ndodhemi ben urgjente nevojen e verifikimit te listes elektorale ne territorin e QV qe ju mbuloni. Gjithashtu po kaq e rendesishme është edhe procesi i anetarsimeve te reja. Per permbushjen e detyrave te sipercituara eshte e nevojshme qe:

o Kryetari i Grupseksionit, në bashkëpunim me Kryetarët dhe Sekretarët e Seksioneve, verifikojnë listat e zgjedhësve, kryejnë identifikimin e votuesve në terren duke i përcaktuar adresën, si dhe:

· identifikojnë për cdo QV votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike.

· identifikojnë nëse votuesit tradicional të sigurt të Partisë Demokratike vazhdojnë apo jo të jenë në territorin që mbulon QV. Nëse nuk janë më banor të asaj QV, identifikohet zona ku kanë lëvizur brenda territorit të Degës (përcaktohet QV që e mbulon territorin), brenda territorit të Shqipërisë (përcaktohet qyteti apo fshati përkatës), apo nëse kanë emigruar jashtë Shqipërisë (nëse dihet shteti apo qyteti specifikohet).

· kontaktojnë votuesit tradicional të sigurt të PD për të garantuar vijimin e mbështetjes për PD.

· regjistrojnë në listën e zgjedhësve votuesit tradicional të sigurt të PD dhe plotësojnë me numrin e telefonit listën vetëm për votuesuesit tradicional të sigurt.

· identifikojnë votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar partie.

· rimarrin kontakt me votuesit tradicional të sigurt të PD që nuk janë anëtar për t’i ftuar të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

o Është e preferueshme që votuesit që ftohen të marrin përgjegjësitë si anëtar partie të gatshëm për të përmbushur aktivisht përgjegjësitë dhe të drejtat e anëtarit, vecanërisht të jetë aktiv në veprimtarinë politike dhe elektorale të PDSH-së, si dhe të ndjekë jetën e brendshme organizative të saj;

o Në këtë proces do të përfshihet Lidhja Demokratike e Gruas, nëpërmjet strukturave të saj në Degë dhe nivel grupseksioni, me synimin që jo më pak se 30 % e anëtarëve të rinjë të jenë femra. Procesi i angazhimit të Lidhjes Demokratike të Gruas, monitorohet nga Kryetarja e LDG në PDSH.

o Forumi Rinor i Partisë Demokratike, nëpërmjet Kryetarëve të Degëve dhe Kryetarëve të FRPD në cdo grupseksion, identifikon të rinjtë e moshës 15 – 25 vjeç, me fokus të vecantë të rinjtë që fitojne te drejten per te votuar brenda 2019 dhe që mund të jenë votues për herë të parë ne vazhdim dhe i fton të angazhohen me përgjegjësi si anëtar të FRPD-së dhe/ose PD.

o Në periudhën 1 – 15 Tetor 2019, puna të fokusohet tek identifikimi i votuesit tradicional të sigurt të PD, që kanë dëshirë dhe pranojnë të angazhohen me përgjegjësinë e anëtarit në strukturat e Partisë Demokratike.

o I gjithë procesi i përcaktuar duhet të përfundojë brenda datës 31 Tetor 2019

Në Regjistrin Bazë të Anëtarësisë në format elektronik dhe shkresor në PDSH nuk regjistrohet asnjë anëtar i ri, që nuk ka dorëzuar dhe plotësuar në Sekretariatin Organizativ të PDSH Formularin e Aplikimit për Anëtar./Opinion.al

Etiketa: PDstrukturaudhezim


Ju sugjerojmë

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe
Aktualitet

Moti i keq, Ministria Mbrojtjes informon mbi situatën në qarqe

18 Nëntor, 2025 6:50 pm
Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025
Emisionet

Opinion – Thesaret 100 vjeçar të Bankës së Shqipërisë – 17 Nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 6:49 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump kërcënon Meksikën: Gati për sulme ajrore kundër drogës

18 Nëntor, 2025 6:18 pm
Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin
Sport

Bayern nis bisedimet me Fisnik Asllanin

18 Nëntor, 2025 5:52 pm
Para
Ish-modelja e Victoria’s Secret nënë për herë të tretë

Ish-modelja e Victoria's Secret nënë për herë të tretë

Zgjedhja e kryeprokurorit, procedurat zvarriten sërish

Zgjedhja e kryeprokurorit, procedurat zvarriten sërish

Foto/Liam Hemsworth nis një lidhje të re?

Foto/Liam Hemsworth nis një lidhje të re?
















TE FUNDIT

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
18 Nëntor, 2025

Arabia Saudite do të investojë 600 miliardë dollarë në SHBA, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë takimit të martën...

Lexo më shumë

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
18 Nëntor, 2025

Pushimi i ndeshjeve ndërkombëtare të nëntorit i ka bërë shumë njerëz të pyesin nëse Portugalia është më e mirë me apo pa...

Lexo më shumë

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
18 Nëntor, 2025

Presidenti Donald Trump është pyetur në lidhje me publikimin e dosjeve të Epstein përpara një votimi në Dhomën e Përfaqësuesve....

Lexo më shumë

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
18 Nëntor, 2025

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit Vjosë, ku po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com