Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama zbuloi në mbledhjen e Asamblesë se në 20 korrik do të mbahet Kongresi i Partisë Socialiste.
Rama u shpreh se në Kongres do të paraqitet një platformë e re për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e përzgjedhjes së deputetëve socialistë në zgjedhjet e ardhshme.
Rama theksoi se platforma dixhitale “deputeti që duam” do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar.
Rama: Në Kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara, ku ne krijuam një platformë dixhitale, “deputeti që duam” dhe mblodhën një numër jo të vogël shprehjesh interesi për tu bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes së deputetëve të PS. Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platformë u bënë pjesë e listës tonë. Ndërsa për zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do të parashohë një proces më të artikuluar. Është mirë që ti japim vetës kohën e nevojshme nga kongresi zgjedhor deri kur do të bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës së deputetëve të PS.