Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

2025/10/26 at 2:42 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë do të kandidojë Brunila Mersini e PS dhe Dionis Sota i pavarur, mbështetur nga PD. Këtu KQZ refuzoi kanditaturën e Gjergj Nikës me argumentin që edhe pse si këshilltar, nuk kishte nevojë të mblidhte firma, ai duhet të paraqiste një komitet nismëtar për t’u regjistruar si i pavarur.


“Aspekti procedurale është i qartë plotësisht, ti duhet të ndjekësh një procedurë të caktuar që shkosh tek procesi i regjistrimit. Dhe unë mendoj që përjashtimi që ka bërë Kodi Zgjedhor për një kategori të caktuar, si kandidatët që mbështeten nga zgjedhësit, për të cilat ka një procedurë të caktuar, ndryshe nga ajo që ka për subjektet politike. Dhe procedurën kandidatët duhet ta respektojnë. Ju kishit detyrimin që të afirmoheshit si kandidat i mbështetur nga zgjedhur  vetëm duke përgatiur këtë kërkesë tek një Komiteti Nismëtar. Favori që ligji iu ka bërë është që ju nuk kishit nevojë për të mbledhur firma. Patjetër që ka vend për të diskutuar, por e kemi një precedentë në vitin 2023, ku do të duhet që edhe në rastin ku kandidatët janë të mbështetur nga zgjedhësit, të cilat janë deputetë apo kryetar bashkisë, propozimi për ta duhet që të vinte tek Komiteti Nismëtar. Kemi një precedentë të tillë, kështu që duke respektuar këtë precedentë, me keqardhje më të madhe, por nuk mund ta regjistrojmë si kandidat. Natyrisht keni gjithë të drejtën për ta kontestuar këtë vendimmarrje, por në precedentin e regjistruar, nuk mund ta regjistrojmë kanidaturën tuaj”, tha Celibashi.

Ndërsa Nika më herët pretendoi se e lejon ligji për të zgjedhur me votë që ai të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Sipas tij, me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj

“Në radhë të parë mua ma lejon ligji, pasi ti e ke të shprehur shumë të qartë, neti 70 pika 4, shkruhet, kandidatët që janë kryetarët e Bashkive, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj. Është e shkruajtur shumë qartë, nëse do të ishte në pikën 4, nuk do të shkruhej heqja e pikës 3, atëherë këtu do të kishim nevojë për interpretim, por gjëja është shumë  e qartë”, tha Nika.

3 kandidatë do të jenë në Cërrik e Mat, ndërsa në Berat kandidojnë përballë njëri tjetrit Ervin Ceca i PS dhe Pavlo Shkarpa i pavarur (mbështetur nga PD). Ndërsa në Tepelenë, rivali i Gramoz Sakos Gabriel Guma u regjistrua ndonëse figuron i dënuar për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor‘ dhe ‚drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.

‘Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD në Tepelenë, Guma rezulton i dënuar, për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor‘ dhe ‚drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt‘, me 1 vit e 4 muaj burgim!’, tha administrata e KQZ-së.

Sipas mbrojtësit të tij ligjor Marsh Logu, dënimi i Gumës është konvertuar në shërbim prove, ndaj nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit. Logu tha se dënimi i Gumës nuk hyn në kushtet e ndalimit të ligjit të dekriminalizimit.

“Guma me bashkëshorten kanë udhëtuar me automjet në Vlorë, kanë humbur drejtimin e mjetit dhe kanë shkaktuar një aksident. Prokuroria në bazë të referimeve që ka bërë policia ka regjistruar  procedimin përkatës për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor‘ dhe ‚drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt për shkak se në atë kohë leja e tij e drejtimit ka qenë e pezulluar. Gjykata e shkallës së parë e ka deklaruar fajtor duke e dënuar me 1 vit e gjashtë muaj dhe 6 muaj. Si rezultat i dënimit, 1.4 muaj për të dyja, është urdhëruar shërbimi i provës, 32 muaj në total. Dënimi i parë nuk hyn në kushtet e ndalimit të ligjit të dekriminalizimit “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sai përket veprës së dyrë”drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” neni 2 e ligjit të dekriminalizimit ka parashikuar që duhet të jetë me dashje dhe së dyti kur është dënuar jo më pak se 6 muaj. Periudha e dënimit nuk e plotëson këtë kusht, sepse është aplikuar gjykimi i shkurtuar, për këtë vepër penale është dënuar me 4 muaj burg dhe së treti është aplikuar dënimi alternativ. Vetë ju i keni aplikuar në 2 raste, me kryetarin e bashkisë mallakastër dhe Kucove, Qerim Ismaili dhe Kreshnik Hajdari. Vlerësoj që këta dy precedentë, vlejnë edhe në shqyrtimin e këtij rasti sepse është aplikuar formë alternative të dënimit me burgim, vënien në provë. Nuk është kryer dënimi me burgim.

Edhe neni 4 pika 4, parashikon se kur fillon periudha e ndalimit të kandidimit, bëhet kur përfundon “dënimi me burgim” jo me kryerjen e një forme të dënimit alternativ edhe në ëktë kuptim vlerësoj që nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit, sepse nuk ka kryer efektivisht burg, nuk ka qenë i burgosur. Pasur parasysh këto rrethana, nuk jemi në kushtet e kandidimit të zotit Guma, unë vlerësoj që duhet vlerësuar edhe fryma e ligjit. Ligji i dekriminalizimit nuk ka dashur të ndalojë qytetarë për këto vepra penale që nuk kanë rrezikshmëri shoqërore. Kujtdo për shkak të një pakujdesie mund t’i ndodhë të jendet në kushtet e zotit Guma, duke shkaktuar një aksident pa patur dëmtime te persona të tjerë. Edhe një funksionari shembullor shtetëror mund t’i ndodhë një situatë e padëshirueshme e tillë. Lejoni kandidimin dhe mund të kryeni verifikime shtesë te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Prokuroria”, tha Logu.

Ndërsa kreu i KQZ-së Ilirja Celibashi, vendosi regjistrimin e Gumës, pasi sipas tij, koha nuk është e mjaftueshme dhe se do t’i kërkojnë institucioneve përgjigje për cështjen e Gumës.

‘Vendosim regjistrimin dhe meqenëse koha nuk është e mjaftueshme për të marrë përgjigje për të gjitha cështjet, do ti kërkojmë drejtorisë së burgjeve dhe prokurorisë së përgjithshme, dhe më pas do të shohim sesa janë të përputhshme argumentet tuaja’, tha Celibashi.

KANDIDATËT E REGJISTRUAR

Kandidatët për Bashkinë Cërrik

Florenc Doka i PS

Eligert Hima i Shqipëria Bëhet

Amarildo Hoxha i pavarur (mbështetur nga PD)

Kandidatët për Bashkinë Mat 

Altin Bojni  i PS

Suzana Pasha e  pavarur

Eduart Brahilika i pavarur (mbështetur nga PD)

Kandidatët për Bashkinë Berat

Ervin Ceca  i  PS

Pavlo Shkarpa  i pavarur (mbështetur nga PD)

Kandidatët për Bashkinë Tepelenë

Gramos Sako  i  PS

Gabriel Guma i pavarur (mbështetur nga PD)

Kandidatët për Bashkinë Vlorë

Brunila Mersini e  PS

Dionis Sota  i pavarur (mbështetur nga PD)



Ju sugjerojmë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave
Bota

Akuzohet për mijëra vrasje, “kasapja” e Tanzanisë fiton zgjedhjet me 98% të votave

6 Dhjetor, 2025 7:39 pm
Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes
Aktualitet

Qytetet në atmosferën e festave, ndizen dritat e pemëve të Krishtlindjes

6 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Bota

Elon Musk: Bashkimi Evropian duhet të zhbëhet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

6 Dhjetor, 2025 5:41 pm
Para
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë...

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza
















TE FUNDIT

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
7 Dhjetor, 2025

Me pankarta në duar,  një grup të rinjsh janë mbledhur sot në qendër të qytetit të Bulqizës për të zhvilluar...

Lexo më shumë

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

Auto-Skicë
7 Dhjetor, 2025

Nga Dr. Albatros Rexhaj Në çdo vend që nis një reformë të vërtetë kundër korrupsionit, vjen një çast kur sistemi...

Lexo më shumë

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
7 Dhjetor, 2025

Dashi Marrja e vendimeve sot do të jetë pothuajse e pamundur. Në vend që të mendoni për gjërat në kokën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com