Këtë të martë Partia Demokratike ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit.
Po ashtu, PD ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve. PD ka dorëzuar në KQZ gjithashtu vërtetimin e gjykatës për përfaqësimin e partisë së krijuar në dhjetor 1990.
“Po ju dergoj per njohje shkresen e PD per regjistrim si subjekt politik dhe propozimet per anetare te KZAZ.”
Në shkresë theksohet se Lulzim Basha është personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur kandidatët për kryetarë bashkie në emër të PD.