Teksa partitë politike janë drejt fundit të fazës së përzgjedhjes së kandidatëve, për zgjedhjet, KQZ ditën e sotme ka miratuar masën e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore për procesin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie të 6 bashkive në datë 6 Mars 2022.
Shpërblimet për anëtarët e komisionit;
Kryetari i KZAZ-së-30 mijë lekë
Anëtari dhe sekretari i KZAZ-së-25 mijë lekë
Kryetari i KQV-së-4 mijë lekë
Anëtari dhe sekretari i KQV- 3.5 mijë lekë
Anëtari i grupit të numërimit të votave-6 mijë lekë
Në datë 6 mars në Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje do të zhvillohen zgjedhjet lokale.