Aktualitet

Zgjedhjet e 6 Marsit /Berisha: Do marrim pjesë, kthejini shpinën “Lul Kimikut”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:04 - 22/01/22 |
Opi Nion

Nga Rrësheni ku po mban “Foltoren” e radhës Sali Berisha u shpreh se Komisioni i Rithemelimit ka vendosur që të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 bashkitë e vendit më 6 Mars.

Ish-kryeministri tha se kandidatët do të caktohen përmes primareve dhe do të zgjidhen nga qytetarët.

Berisha ndërkohë iu bëri thirrje demokratëve që mbështesin Bashën që ti kthejnë shpinën “Lul Kimikut”

“Vlerat ne duhet t’i mishërojmë sot dhe në të ardhmen në mënyrë që të mos pësojmë këtë që pësuam këto 8 vite. Në mënyrë që kurrë një parti të mos ketë 90% të pushtetit, të rikthehemi në monizëm, në mënyrë që të endemi në mjegullnajat e Ballkanit dhe të humbasim orientimin tonë perëndimor. Në mënyrë që ne të besojmë tek Shqipëria dhe kombi ynë. Ne jemi këtu që kur është toka. Nuk jemi këtu as në mëshirë të serbit, të këtij, apo atij, por jemi këtu sepse jemi në tokën tonë dhe nuk mund t’i bëhemi vasalë askujt, as serbëve, as dikujt tjetër. Kush do të vendosë marrëdhënie miqësore me ne jemi të hapur t’i vendosim. Për të gjitha këto ne duhet të jemi njerëz të lirë. Këta të cilët kanë përjashtuar votën nga ju, kanë përjashtuar lirinë. Këta që na thonë se 1958 përbëjnë 5400 janë sharlatanë të papërtypshëm.

Ndaj edhe kemi vendosur në këto 6 bashki të marrim pjesë, të shkojmë. Kush do i caktojë? Do i caktojë vota e lirë kandidatët, jo më Sali Berisha apo komisioni. Jo më kryetari. Do i caktojë qytetari.do bëhen zgjedhje në struktura, do jeni ju që do i caktoni. Unë këtu dhe ju dëgjon diskutime të njëjta, ndonjëherë edhe më të shquara se ato që drejton në grupet drejtuese të strukturave dhe PD. Ky është niveli sot në politikë dhe ata që tregojnë lëkundjen më të vogël të vogël të besimit tek ju, tek vendimmarrja juaj, ata nuk meritojnë t’ju drejtojnë ju. Ju duhet t’i drejtoni ata.

Ndaj dhe meqë jemi në prag të këtyre primareve të cilat janë praktikë e mirëfilltë e lirisë në SHBA, ku vota e qytetarëve përcakton kandidatin dhe jo ai që do kryetari apo kryesia. I ftoj të gjithë të marrin pjesë në primare demokratët. I ftoj të kthejnë shpinën sa më shpejtë “Lul Kimikut”. I ftoj deputetë të vijnë tek ju se ju i keni votuar ata. Nuk i ka votuar “Lul Kimiku”, “Lul Kimiku” mund t’u ketë marrë, e keni vetë parasysh mos t’ju. Me çka po duket”, u shpreh Berisha./Opinion.al

Pas