Aktualitet

Zgjedhjet e 30 qershorit, ja sa forca policie do të angazhohen


               Publikuar në : 15:33 - 24/06/19 |
Al Do

Materialet zgjedhore për procesin e 30 qershorit do të merren në dorëzim nga rreth 7 mijë uniforma blu në mbrëmjen e së shtunës. Çdo qendër votimi pritet të ruhet nga 2 punonjës policie por është parashikuar që grupe efektivesh t ndërhyrjes së shpejtë të qëndrojnë në gatishmëri.

Për ruajtjen e procesit zgjedhor mësohet se do të vijnë në ndihmë dhe efektivë të emigracionit, por edhe të ruajtjes së objekteve.
Në total duhet të sigurohen 5 362 Qendra Votimi, 90 KZAZ dhe 90 vende të numërimit të votave.

Ngjarjet e ditëve të fundit në dyert e disa prej KZAZ-ve në bashki të drejtuara nga PD dhe LSI, kanë paralajmëruar një situatë të tensionuar. Për këtë arsye përllogaritet se numri në total i forcave policore do të arrije në 10 mijë.

Krahas kësaj, Policia do të angazhohet edhe në ruajtjen e institucioneve të rëndësisë së veçantë, të cilat pritet të sigurohen me forcat Komando, ndërsa Garda kryesisht me lëvizjen e personaliteteve. /Opinion.al

Pas