Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, është takuar sot me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.
Përmes një statusi në Twitter, Soreca thotë se kanë diskutuar për identifikimin biometrik të votuesve, zgjatjen e afatit të përdorimit të letërtnjoftimeve, votën e diasporës dhe votimin e numërimin elektronik si dhe dekriminalizimi.
“Takim i shkëlqyeshëm përsëri sot me kreun e KQZ Ilirjan Celibashi. Ne diskutuam mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit: Identifikimi biometrik i votuesve, zgjatja e letërnjoftimeve, votimi i diasporës, votimi elektronik/numërimi dhe dekriminalizimi”,- shprehet Soreca./Opinion.al