Prezenca e OSBE në Shqipëri bën apel për një fushatë zgjedhore paqësore mes partive politike.
Në një mesazh të publikuar së fundmi, OSBE shprehet se ka ende shumë punë të bërë dhe se presin presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe të hapur, ku konkurrimi politik të jetë konstruktiv dhe në zbatim të ligjit.
“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”, thuhet në njoftimin e OSBE.