Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 14 majit/Gjiknuri:Do fillojmë me takime të vogla, s’do shpenzojmë për fushatë

2023/04/07 at 9:51 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet e 14 majit/Gjiknuri:Do fillojmë me takime të vogla, s’do shpenzojmë për fushatë

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje për atë ç’ka u diskutua në mbledhjen e kryesisë së socialistëve.

Gjiknuri tha se PS në fushatën elektorale të 14 Majit nuk do të bëjë aktivitete të mëdha masive, por theksoi se nga java tjetër socialistët do të fillojnë me aktivitete më të vogla, më të qeta.

“Ne kemi menduar që të mos bëjmë në fillim aktivitete të mëdha, masive. Nuk duam të bërtasim, duam t’ju tregojmë njerëzve çfarë pune dimë të bëjmë dhe çfarë është duke u bërë në Shqipëri. Kështu që kemi menduar një strategji tjetër e cila shumë shpejt do të bëhet publike, por natyrshëm ne do të fillojmë aktivitetin javën tjetër, thashë siç është në përputhje me Kodin Zgjedhor, dhe do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla, duke përçuar mesazhin e paqes, e zhvillimit e ndërtimit të Shqipërisë në atë fazë që ka hyrë vendi dhe që vërtetë meriton të shikohet kështu”, tha Gjiknuri.

Më tej Gjiknuri u shpreh: Tani rublat ruse ata janë vetë të zhytur. Në këtë rast shqiptarët janë të qartë dhe meritojnë t’ua përsërisim, por strategjia jonë, siç thashë, është e ndërtimit të së ardhmes, e progresit që ka bërë Shqipëria, e evidentimit kudo në të gjithë territorin e Shqipërisë të gjithë zhvillimeve pozitive që po ndodhi. Pra ne shohim strategjinë e sigurisë së këtij vendi, zhvillimit, kurse pala tjetër ju e dini që nuk ka strategji. Ka thjesht një slogan që është përmbysje, revolucion që nuk përkon me interesat e shqiptarëve në këtë moment historik ku janë.

Po ashtu Sekretari i Përgjithshëm i PS, theksoi se Partia Socialiste nuk do të shpenzojë në këtë fushatë.

 “Kjo ka edhe një aspekt simbolik, përveç faktit që PS nuk do të shpenzojë në këtë fushatë. Do të shpenzojë në kufijtë minimal që kërkon ligji dhe duam të japim mesazhin, mbjellja e një peme është simboli i zhvillimit, i jetës, i progresit dhe Shqipëria ka hyrë në këtë fazë dhe duam që këtë mesazh të përçojmë tek qytetari. Ne shikojmë progres, ndërsa pala tjetër shikon vetëm zi sepse është i vetmi mesazh gjë që kanë mendje dhe vetëm atë dinë të përçojnë. Kontrasti është i qartë. Ne mbjellim një pemë, ata le të çirren për atë revolucionin e tyre imagjinar”, tha Gjiknuri.

Etiketa: 14 Majigjiknuri

Ju sugjerojmë

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
Bota

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

3 Dhjetor, 2025 2:49 pm
Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
Kronikë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

3 Dhjetor, 2025 2:33 pm
PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
Kryesore

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

3 Dhjetor, 2025 2:21 pm
Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
Sport

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

3 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED
Aktualitet

Hidhet shorti në Presidencë, Ilir Panda zgjidhet kryetar i KED

3 Dhjetor, 2025 1:49 pm
Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri
Kronikë

Qëlluan me armë drejt një biznesi në Kukës, pranga babait, në kërkim i biri

3 Dhjetor, 2025 1:48 pm
Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata
Bota

Lufta/ Rubio: Donetsku që e kontrollon Ukraina është “gjembi” në negociata

3 Dhjetor, 2025 1:24 pm
Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…
Kryesore

Braçe përplaset me Agron Shehajn: Boll po të them, qepe…

3 Dhjetor, 2025 12:49 pm
Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale
Kryesore

Takimet e Salianjit, Berisha: Ka qëllime private dhe personale

3 Dhjetor, 2025 12:29 pm
BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027
Bota

BE finalizon marrëveshjen për ndalimin e importit të gazit rus deri në vitin 2027

3 Dhjetor, 2025 10:32 am
Para
Apeli i Posaçëm kthen për rigjykim çështjen ndaj Moisi Habilajt

Apeli i Posaçëm kthen për rigjykim çështjen ndaj Moisi Habilajt

Zelensky: Nuk i besoj botës, pasi kemi parë se çfarë po ndodh në Ukrainë

Zelensky nderohet me çmimin “Charlemagne”

1941/ Takimi me mbretin Zog në Londër, rrëfimi i gazetarit Robert Bunnelle

1941/ Takimi me mbretin Zog në Londër, rrëfimi i gazetarit Robert Bunnelle

TE FUNDIT

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente

Akuzat për korrupsion, Mogherini 10 orë në pyetje: Procedura ishte transparente
3 Dhjetor, 2025

Dhjetë orë marrje në pyetje, nga ora 14:00 deri në mesnatë. Nuk u mor asnjë masë: Federica Mogherinit i është...

Lexo më shumë

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK
3 Dhjetor, 2025

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Prania e Karçanajt...

Lexo më shumë

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

PD-PS negociata të fshehta për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
3 Dhjetor, 2025

Pavarësisht mesazheve kundërshtuese që transmetojnë në publik, PD e PS prej dy ditësh janë në negociata të fshehta për të...

Lexo më shumë

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut

Dhuna në Fushë Krujë, anulohet ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut
3 Dhjetor, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit anulon ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Ilirisë dhe Skënderbeut e parashikuar për t’u zhvilluar këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com