Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 11 Majit, Meta mesazh nga qelia: Vota për mua është një votë e pastër kundër diktaturës

2025/04/05 at 11:54 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjedhjet, Meta reagon nga qelia: PL-ja, potencial për të arritur një rezultat historik dyshifror në 11 maj

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dërguar një mesazh nga qelia për mbështetësit e tij, lidhur me zgjedhjet e 11 Majit.


Meta, i cili kandidon në listën e hapur të Aleancës Shqipëria Madhështore për deputet në qarkun e Tiranës, u shpreh se vota për të do të jetë një votë e pastër kundër diktaturës.

Gjithashtu, ai u shpreh besimplotë se Tirana, sipas tij do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për Aleancën.

Deklarata e plotë:

Të dashur miq!

Të dashur qytetarë!

Edhe 35 ditë na ndajnë nga 11 Maji.

12 vjet është koha shumë e gjatë për një vend, i cili ka humbur gati një milion qytetarë aktivë.

12 vjet dhe jemi jo vetëm vendi i fundit në rajon për nivelin e eksporteve, as 8% të PBB, por rënia e eksporteve përkeqësohet pa ndalim, ndërkohë që Maqedonia e Veriut eksporton 57% të PBB.

Sot, pas 12 vjetëve, jemi vendi me taksat më të larta, por edhe më të shtuara gjatë kësaj kohe në rajon, por çuditërisht jemi edhe vendi me nivelin më të ulët të mbledhjes së të ardhurave publike, as 28% të PBB, ndërkohë që Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe vende të tjera i kanë të ardhurat nga 41% në 42.6% të PBB.

Kjo diferencë prej 14%, është 3.3 miliard euro në  një vit ose 13.2 miliard euro në katër vite, që i takojnë një mandati qeverisës.

E pra, për të gjithë skeptikët e premtimeve tona dhe të opozitës, do të mjaftonin vetëm këto 13.2 miliard euro, që sekti i Edi Ramës i grabit pa hyrë fare në Buxhetin e Shtetit, për t’i tejkaluar të gjitha premtimet e koalicionit “PD–ASHM”, pa llogaritur këtu qindra milion euro që do të kursehen nga inceneratorët që nuk ekzistojnë, nga “Tigrat” e energjisë në Vlorë që nuk punojnë  dhe nga skemat 5D të “Rilindjes” kudo ku shpenzohen dhe investohen paratë publike të shqiptarëve.

Ndaj qytetarët tanë duhet të votojnë Nr. 1 në fletën e votimit, koalicionin “PD–ASHM”, që ata të jenë të parët në çdo vendim të Qeverisë të re.

Pesë  prioritetet  e Partisë të Lirisë, të miratuara një vit më parë, në Konventën Historike të 27 Prillit, janë pjesë e marrëveshjes tonë të koalicionit që do të ndalë shpopullimin dhe që do të kulmojë me shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese.

Modeli hungarez, shumë i suksesshëm, për mbështetjen e familjeve të reja, për strehimin e tyre dhe nxitjen e lindshmërisë, është edhe modeli ynë.

Modeli maqedonas për mbështetjen konkrete për çdo njësi prodhimi në bujqësi dhe për çdo lopë, dele, dhi, shpendë dhe  koshere, do të jetë modeli ynë.

Modeli maqedonas i krijimit të zonave të lira, do të jetë modeli ynë për tërheqjen e investimeve të huaja me rritjen e eksporteve.

Sepse modeli ynë do të jetë mbështetja e prodhimit vendas dhe jo falimentimi i tij me qëllim lulzimin e “Ballkanit të Hapur”.

Sepse modeli ynë është fuqizimi industrial i vendit përmes rritjes së produktivitetit dhe vlerës së shtuar të lëndëve të para.

Sepse modeli ynë është fuqizimi i kapitalit njerëzor dhe rritjes së cilësisë në arsim.

Sepse modeli ynë është mbështetja e sportit dhe jo e drogës.

Sepse modeli ynë është mbështetja e trashëgimisë kulturore dhe jo e shkatërrimit të saj.

Duke votuar për Nri. 1 “PD – ASHM”, shqiptarët kanë votuar për uljen drastike të taksave, por edhe për formalizimin e shpejtë të ekonomisë.

Duke votuar për ne, shqiptarët kanë votuar për thjeshtimin e taksave dhe shporrjen e inspektorëve përmbi inspektorë dhe sistemin gjobvënës dhe patronazhist të sotëm.

Duke votuar për ne ata votojnë jo vetëm për barazinë para ligjit, por së pari për barazinë e votës, e cila është shkatërruar nga Edi Rama për të eleminuar llogaridhënien dhe zgjedhjet e ndershme.

Më 11 Maj, shqiptarët do të votojnë praktikisht vetëm për 1/3 e Kuvendit, sepse 2/3 e Kuvendit është e paracaktuar, për shkak të Edi Ramës, shpikësit të listave të mbyllura.

Ndaj Partia e Lirisë, garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se prioriteti i saj i parë do të jetë ndryshimi i Kodit Elektoral për të garantuar 100% hapjen e listave dhe barazinë e votës.

Ndaj për këtë koalicionit tonë i duhen 84 mandate që ta realizojë këtë ndryshim vendimtar menjëherë dhe pa Edi Ramën, armikun e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në partinë e tij dhe në Shqipëri.

Partia e Lirisë do të jetë garante për shpejtimin e integrimit europian të vendit, siç ka qenë LSI në të gjitha momentet kyçe në të kaluarën.

Ju ftoj të gjithëve të mos ndalemi asnjë sekondë këto 35 ditë, duke takuar çdo qytetar dhe çdo votues të ri, në mënyrë të veçantë, për t’i bërë ata pjesë të këtij ndryshimi historik që po ndodh.

Dua të përshëndes Onin, një student i cili punon edhe si kamarier, të cilin vetëm një herë e kam takuar rastësisht dhe i cili ka bërë deri tani 113 vota të sigurta, nga të cilat 15 vetëm nga shokët dhe të afërmit e tij në diasporë.

Por ai nuk ndalet, sepse ai nuk do që të largohet nga vendi ynë.

Në kushtet e izolimit ekstrem, unë çdo ditë shkruaj dhe dërgoj 50 deri në 100 letra për shokët e mi, që nga shkolla fillore “Kongresi i Lushnjës”, 8–vjeçarja “Fan Noli”, gjimnazi “Sami Frashëri”, Fakulteti i Ekonomisë, shokëve që nga koha e sportit, për të kërkuar mbështetjen e tyre jo vetëm për Nr. 1, “PD–ASHM, por edhe për ILIR METAJ si deputet i Tiranës.

A nuk isha unë si Kryeministër, në Maj – Qershor 2001, që i ktheva Tiranës parkun “Rinia”?

A nuk isha unë si Kryeministër që me vendim Qeverie mora në mbrojtje Teatrin Kombëtar dhe zonën muzeale të Tiranës?

A nuk isha unë si President i Republikës që u paraqita vetë në Gjykatën Kushtetuese, për të parandaluar shkatërrimin barbar të teatrit?

Dhe a nuk ishte diktatori me atlete ai që urdhëroi në mënyrë të paligjshme dhe fashiste shkatërrimin e Teatrit me artistët brenda, në mes të natës?

E pra, ai është kyçur në listën e mbyllur në Tiranë se ka shumë arsye t’i fshihet gjykimit të hapur të Tiranës.

Ndërsa unë jam në listë të hapur dhe besoj te Tirana, e cila do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën tonë “PD–ASHM”.

Vota për këtë aleancë, “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është vota për ndryshimin historik.

Vota për ILIR METAJ, deputet i Qarkut të Tiranës, është një votë e pastër kundër diktaturës.

Liria do të triumfojë më 11 Maj dhe të gjithë shqiptarët do të marrin frymë lirisht në 12 Maj, sepse ky vend ka diell për të gjithë.



Ju sugjerojmë

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
Rajoni

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

26 Korrik, 2025 11:08 pm
Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
Aktualitet

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

26 Korrik, 2025 10:45 pm
Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
Bota

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

26 Korrik, 2025 10:20 pm
Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
Aktualitet

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

26 Korrik, 2025 9:46 pm
Si po i nxit ndryshimi i klimës zjarret në Evropë?
Aktualitet

Zjarret, PD: Rama me pushime, paratë e shtetit i bën shpenzime luksi

26 Korrik, 2025 9:32 pm
Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë
Bota

Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Ukrainë

26 Korrik, 2025 9:01 pm
Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?
Bota

Çfarë përmban pakoja ushtarake 652 milionë dollarëshe që SHBA do t’i shesë Ukrainës?

26 Korrik, 2025 8:42 pm
Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara
Aktualitet

Malaj: Në 12 ditë aksioni, 76 ton mallra të bllokuara

26 Korrik, 2025 8:41 pm
National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri
Aktualitet

National Geographic: Plazhet “hit” të verës në Shqipëri

26 Korrik, 2025 8:16 pm
26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët
Aktualitet

26 vatra zjarri në gjithë Shqipërinë, avionë e helikopterë në betejë me flakët

26 Korrik, 2025 7:31 pm
Para
Rusia: Ukraina ka sulmuar një ndërtesë industriale

Rusia: Ukraina ka sulmuar një ndërtesë industriale

Macron shikon përparimin në paqen në Lindjen e Mesme gjatë udhëtimit në Egjipt

Macron shikon përparimin në paqen në Lindjen e Mesme gjatë udhëtimit në Egjipt

Tiranë, përfshihet nga flakët apartamenti i një gruaje

Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë i linjës Sarandë-Tiranë
















TE FUNDIT

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize

Kosova futet në bllokadë kushtetuese pas 3 muajsh krize
26 Korrik, 2025

Ka dështuar edhe përpjekja e fundit për ta funksionalizuar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, vetëm pak orë para...

Lexo më shumë

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara

Zjarri në malin Shashicë, flakët i afrohen shtëpive të banuara
26 Korrik, 2025

Zjarri vijon me intesitet në malin Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe...

Lexo më shumë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë

Holanda ndalon përdorimin e smartfonëve në shkolla, nxënësit më socialë
26 Korrik, 2025

Smartphonet shpërqendrojnë dhe ndikojnë negativisht në rezultatet shkollore. Kjo është një çështje e nxehtë që nuk njeh kufij dhe që...

Lexo më shumë

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive

Borsh/ Flakët jashtë kontrollit, u afrohen shtëpive
26 Korrik, 2025

Zjarri në malin e Borshit vijon ende me intensitet të lartë, teksa situata është alarmante. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com