Që prej 21 Marsit, në Gjykatën e Tiranës është krijuar një komision i posaçëm që merret me mbarëvajtjen e procesit të ankesave dhe problemeve që votuesit e diasporës mund të hasin për votimet e 11 Majit.
Ai përbëhet nga Kancelari i kësaj gjykatë, Donald Xhelili dhe dy kryesekretaret.
Kjo adresë është prej ditësh funksionale dhe burimet për Tv Klan treguan se janë disa emaile të mbërritura. Nga to vetëm njëri është regjistruar, pasi të tjerë janë drejtuar në formën e pyetjeve.
Në lidhje me këtë konfuzion, grupi i punës pranë Gjykatës po përgatit një formular tip në mënyrë që të orientojë qytetarët.
Emailet administrohen nga kryesekretaria dhe regjistrohen nga administrata në sistem, teksa vendimi mbi ankesa merret brenda 48 orësh nga gjyqtarët e kësaj gjykate që shortohen.
Ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka lidhur dhe kontratën me kompaninë postare që ka marrë përsipër shpërndarjen e zarfeve me votat e 245,975 shqiptarëve të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.
Çmimi mesatar për dërgimin dhe kthimin e zarfit sërish pranë KQZ është afro 37 Euro pa tvsh, ndërsa në total ky shërbim do t’i kushtojë buxhetit të këtij institucioni afro 9 milionë e 223 mijë Euro.
Tv Klan