Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet dhe ndërhyrjet ruse, çfarë përmban raporti i Prokurorit Mueller?

2019/03/24 at 3:56 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet dhe ndërhyrjet ruse, çfarë përmban raporti i Prokurorit Mueller?

Amerikanët janë në pritje të detajeve të hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ai e dorëzoi raportin e tij konfidencial të premten tek Prokurori i Përgjithshëm William Barr, i cili informoi në vazhdim udhëheqësit e Kongresit nëpërmjet një letre ku shprehet se “mund të kem mundësinë t’ju njoftoj për gjetjet kryesore të prokurorit të posaçëm, ndoshta që këtë fundjavë”.

Por, ndërsa Barr po njihet me raportin, sipas zëdhënësit të Departamentit të Drejtësisë, përmbledhja që ai do t’i dërgojë Kongresin do të vonohet me të paktën edhe një ditë.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se Shtëpia e Bardhë nuk e ka marrë raportin dhe se as nuk është informuar rreth tij. Duke përsëritur qëndrimin e Sekretares së Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, të shprehur të shtunën, ai tha se hapat e mëtejshëm në këtë proces janë në dorën e zotit Barr.

Pikëpyetjet kryesore

Disa nga pikat kryesore që Mueller, ish-drejtor i FBI-së, do të trajtonte janë:

A bashkëpunoi me rusët fshehurazi Donald Trump, apo ndihmësat e tij, për të dëmtuar fushatën e demokrates Hillary Clinton në vitin 2016, nëpërmjet email-eve të vjedhura nga Komiteti Kombëtar Demokrat dhe nga drejtuesi i fushatës elektorale Clinton? Apo pati presidenti i ardhshëm thjesht fatin të përfitojë prej taktikave dashakeqe të Rusisë? A u mundua ai të sabotonte hetimin që pasoi, për të mbrojtur veten dhe këshilltarët e tij politikë dhe ndihmësat?

Hetimet kanë sjellë ngritje akuzash për 37 individë dhe entitete, shumica e tyre operativë rusë që nuk janë kapur. Shtatë persona, ndër ta pesë ish-bashkëpunëtorë të Presidentit Trump, janë vetëdeklaruar fajtorë, si dhe pesë janë dënuar me burg.

Ndër rastet e nivelit të lartë janë ish-këshilltari i sigurisë kombëtare Michael Flynn, që u vetëdeklarua fajtor për mashtrim të FBI-së rreth bisedave të tij me ambasadorin e Rusisë, si dhe Paul Manafort, ish-kreu i fushatës elektorale Trump, i cili u dënua rishtazi për një sërë veprash penale.

Pak përpara dorëzimit të raportit hetimor, pati spekullime të shumta se prokurori i posaçëm do të sugjeronte ngritje akuzash të mëtejshme, por nuk u ndërmorën hapa të tjera ligjore përpara dorëzimit të raportit tek Departamenti i Drejtësisë.

Me dorëzimin e raportit, procesi hetimor i Prokurorit Mueller është efektivisht i përmbyllur, por nuk u jep fund telasheve ligjore për Presidentin. Gjatë muajve të fundit, Prokurori Mueller ka deleguar pjesë të hetimit të tij tek degët e prokurorëve të Shteteve të Bashkuara, ndër to edhe Distrikti Jugor i Nju Jorkut, ku prokurorët kanë filluar tashmë hetime të veçanta për Organizatën Trump dhe entitete të tjera të grupit Trump.

Në çfarë stadi gjendet çështja? 

Është ende e panjohur nëse raporti Mueller do të sjellë shpagimin për Presidentin, apo ngritjen e akuzave për shkarkimin e tij nga Kongresi, apo ndonjë alternativë të rrëmujshme të ndërmjetme.

Në bazë të ligjit, është Prokurori i Përgjithshëm Barr që vendos nëse dokumenti do t’i bëhet i ditur Kongresit dhe publikut, dhe nëse po, cilat pjesë të tij.

Presidenti Trump e ka quajtur në mënyrë të përsëritur hetimin e prokurorit të posaçëm një “gjueti shtrigash” dhe ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka prova të bashkëpunimit të tij me rusët. Ndërsa Presidenti ka thënë se “nuk e ka problem” nëse raporti bëhet publik, ka gjasa të ketë shkëmbime të konsiderueshme ligjore mes Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Drejtësisë, avokatit personal të zotit Trump, si dhe Kongresit, përpara se pjesë të raportit, apo i gjithi, të bëhen publike.

Rregullorja i kërkon Prokurorit Mueller të paraqesë një “raport konfidencial” të gjetje të tij tek Prokurori i Përgjithshëm, i cili duhet të “njoftojë” Kongresin për këtë zhvillim. Por, nuk ka asnjë parashikim ligjor që e detyron atë të informojë publikun./ Opinion.al. E.Xh.

Ju sugjerojmë

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

29 Tetor, 2025 5:01 pm
U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
Sport

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare
Aktualitet

Ish-deputeti i PS emërohet në krye të Postës Shqiptare

29 Tetor, 2025 4:55 pm
Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Bota

Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë

29 Tetor, 2025 4:44 pm
Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha
Bota

Bill Gates: Bota po fokusohet gabim, uria dhe sëmundjet janë kërcënimet më të mëdha

29 Tetor, 2025 3:59 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Emri/ Kërcënoi me armë policin, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

29 Tetor, 2025 2:59 pm
Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Bota

Mbi 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

29 Tetor, 2025 2:57 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Aktualitet

Indoneziania lind foshnjën dhe e braktis në banesën e saj në Tiranë

29 Tetor, 2025 2:22 pm
Para
“Kosova është Jerusalemi i Serbisë”, patriarku serb: Rusia të na ndihmojë

“Kosova është Jerusalemi i Serbisë”, patriarku serb: Rusia të na ndihmojë

Ish e fejuara përndjek çiftin prej ditës së parë të lidhjes

Ish e fejuara përndjek çiftin prej ditës së parë të lidhjes

Po transportonte 5 kg marihuanë, burg për 24-vjeçarin shqiptar

Po transportonte 5 kg marihuanë, burg për 24-vjeçarin shqiptar

TE FUNDIT

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
29 Tetor, 2025

Dy burra të arrestuar lidhur me vjedhjen e Luvrit dy javë më parë kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në...

Lexo më shumë

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
29 Tetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se "nuk ka asgjë të...

Lexo më shumë

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik

SHBA heq nga lista e zezë ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik
29 Tetor, 2025

Shtetet e Bashkuara i kanë hequr nga lista e sanksioneve ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikun, si dhe anëtaren...

Lexo më shumë

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu

U dënua pasi përdhunoi një shqiptare, Robinho flet i turpëruar nga burgu
29 Tetor, 2025

Ish-ylli i Manchester City dhe Real Madrid, Robinho, ka dhënë intervistën e tij të parë nga burgu, prej kohës filloi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com