Bota

Zgjedhjet dhe gara e fortë në Bavari, Gjermania nën ethe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:51 - 13/10/18 |
b.f

Të dielën, në Bavari zhvillohen zgjedhjet për parlamentin rajonal dhe Gjermania është në ethe, sepse rezultati i tyre mund të kthehet në një sfidë për kancelaren Angela Merkel.

Bavarezët me votën e tyre do të përcaktojnë përbërjen e parlamentit në landin-shtet. Rezultati i këtyre votimeve mund të jetë vendimtar edhe për një ndryshim kursi në politikën e landit, që do të ketë efekt edhe në kryeqytetin e federatës në Berlin.

Sondazhet nuk janë premtuese për CSU-në simotër të unionit kristiandemokrat, që qeveris e vetme në këtë land prej dekadash të tëra.

Votimi i parë pas krijimit të kabinetit të katërt Merkel është edhe një reflektim i asaj, se sa mirë punojnë ndërkohë partitë në Berlin. Beteja është e fortë.

Rivalet po kërkojnë të përfitojnë nga gabimet e CSU-së. kryeministri bavarez Markus Söder, krijoi këtë verë një forcë kufitare dhe i shtoi ndjeshëm fuqitë e policisë për të ndërhyrë. Ai po kështu lejoi vendosjen e kryqeve në godinat qeveritare, në përpjekje për të tërhequr mbështetje nga radhët e komunitetit të krishtere.

Por nëse sondazhet rezultojnë të sakta, përpjekjet e Soderit dhe njeriut kyç te partisë së CSU, Horst Seehofer, kanë dhënë efektin e kundërt.

Seehofer and Söder i kanë larguar votuesit me kursin e tyre të anuar haptazi nga e djathta dhe me politikat anti-Merkel, thotë Manfred Güllner, kreu i agjencisë gjermane të anketimeve, Forsa.

CSU-ja, shton ai, ka qenë dikur një prej partive më të suksesshme në Europë falë shtrirjes së saj në të majtë, qendër e të djathtë, por tani e ka humbur pushtetin për t’i bashkuar.

Përkrahësit kryesore të këtij unioni sipas Güllner, po i drejtohen demokrateve të lire, FDP, dhe të gjelbërve, ndërsa ka avancuar edhe AfD-ja. CSU-ja, praktikisht, sipas BBC-së po përgatitet për një disfatë poshtëruese të dielën. Ajo është në rrugën e humbjes së shumicës absolute të cilën lidershipi i vet dikur nuk e vinte fare në diskutim./Opinion.al

Pas