Aktualitet

Zgjedhjet, demonstrohet në Kukës pajisja e Identifikimit Elektronik


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:27 - 04/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar ditën e sotme se pajisja e identifikimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit është demonstruar në qytetin e Kukësit.

Celibashi shkruan se sistemi i identifikimit elektronik të zgjedhësve është i thjeshtë në përdorim dhe i sigurt. Më tej, ai bën me dije se ky sistem ofron siguri për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.

“Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në Kukës. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit, i thjeshtë në përdorim për votuesit & i sigurtë. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt & të ndershëm”, shkruan Celibashi./Opinion.al

Pas