Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet/ Berisha: Vota e lirë u ekzekutua para se të hidhej në kuti

2021/04/28 at 4:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përplasja në zyrat e FRD,Berisha:Veprim puçist e terrorist i Edvin Drogës!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, njëherësh dhe kandidat në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet që sapo lamë pas, Sali Berisha ka reaguar për rezutatet e 25 prillit.


Nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale, Berisha e konsideron 25 prillin si ditë të zezë në demokracinë e vendit. Berisha i krahason këto zgjedhje me zgjedhjet e vtit 2000, ku sipas tij ish-presidenti Xhimi Karter dërgoi nga Qendra e tij, që në gusht të atij muaji, një mision faktmbledhës për të marrë përsipër vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

“Misioni i Presidentit Karter pas dy jave qendrimi u largua nga Shqiperia dhe vendosi te mos i vezhgonte zgjedhjet pasi konstatoi se qeveria socialiste i kishte ekzekutuar ato para se te zhvilloheshin.

E njejta gje ndodhi pas 20 vitesh me zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021. Vota e lire e shqiptareve u dhunua para se te hidhej ne kuti per asrsyet qe vijojne.”– shkruan Berisha.

Ndër të tjera Berisha pretendon se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën nga:

  1. Droga
  2. Narkoshteti
  3. Blerja e votës

Postim i plotë:

25 prilli, dite e zeze ne historine e demokracise ne Shqiperi!

Zgjedhjet jo demokratike!

Mandat mbi drogen, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin!

Vota e lire e shqiptareve u ekzekutua para se te hidhej ne kuti!

Te dashur miq, zgjedhjet apo me sakte farsa e tyre perfundoi. Gjate fushates dhe keto dite me eshte rikujtuar viti 2000. Ne tetor do zhvilloheshin zgjedhjet lokale. Ish presidenti Xhimi Karter dergoi nga Qendra e tij, qe ne gusht te atij muaji, nje mision faktmbledhes per te marre persiper vezhgimin e zgjedhjeve.

Misioni i Presidentit Karter pas dy jave qendrimi u largua nga Shqiperia dhe vendosi te mos i vezhgonte zgjedhjet pasi konstatoi se qeveria socialiste i kishte ekzekutuar ato para se te zhvilloheshin.

E njejta gje ndodhi pas 20 vitesh me zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021. Vota e lire e shqiptareve u dhunua para se te hidhej ne kuti per asrsyet qe vijojne.

1- Nga droga.

Viti 2020, pra viti para zgjedhor ishte viti ne te cilen me ftese te kreut te narkoshtetit Shqiperia u mbulua me kanabis de juro medicinalis kurse de facto ‘electoralis’.

Ne keto zgjedhje me shume se ne te gjitha tjerat vetem droga medicinale u kthye te pakten 12 mandate dhe mandatet do kthehen ne droge.

2- Narkoshteti.

Ne keto zgjedhje me shume se ne çdo fushate tjeter narkoshteti u shnderrua ne makineri elektorale te Kreut te Meduzes.

Parlamenti ne shkelje te konsensusit te vendosur mes forcave politike beri ndryshime kushtetuese ligjore, me te cilat favorizohej me disa mandate partia e qeverise.

KQZ, Kolegji, Policia e shtetit, Porkuroria dhe gjykatat e partise ne 98% te vendimeve qendruan besnike te palekundura te partise shtet. Po ndalem ketu vetem ne ngjarjen tragjike te Elbasanit.

Banda e personave ne shoqerim te Edi Rames sulmoi shtazerisht e keqtrajtoi fizikisht para kamerave dhe ne prani te bossit te tyre mbeshtetes te opozites.

Asnje nga keta bandite nuk u penalizua nga policia, prokuroria e partise sepse duheshin te vazhdonin misionin tyre kriminal te terrorizimit te popullates dhe blerjes se votes.

Ndaj dhe me 21 Mars kjo bande kishte dale publikisht dhe e armatosur per blerje votash, gje qe solli pergjakjen e Elbasanit.

Pas ngjarjes narkopolicia dhe narkoprokuroria fshehen ne menyre kriminale provat qe faktonin se ne makina u gjeten materiale per blerje te votes.

Perveç kesaj, dispozitat e kodit elektoral por dhe nenet e Kartes se Kopenhegenit per zgjedhjet e lira qe ndalojne perdorimin e burimeve te qeverise dhe shtetit per ndikim ne procesin zgjedhor, u shkelen me urdhera, ligje, vendime dhe akte te gjitha publike me qindra here nga Edi Rama dhe zyrtaret e tij.

Nuk po ndalem ketu ne perdorimin e mjeteve shteterore dhe administrates per fushate nga Edi Rama dhe ministra e narkozyrtaret e tij as tek qindra tendera dhe prokurime publike

ne funksion te zgjedhjeve, as ne dhjetra e dhjetra inaugurime elektorale po po jap ketu vetem nje fakt;

Vetem bashkia e Durresit ka levruar pas dates 25 Mars transferta nga Thesari per individin (te demtuarit nga termeti) 83 here me shume se sa ka levruar nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri me 25 Mars te vitit 2021.

Pengmarrja e votes me te dhenat personale te qytetareve.

Dergimi i te dhenave personale te mbrojtura me ligj dhe kushtetute ne çdo vend demokratik te botes nga e-Albania ne seline e partise socialiste perben megakrimin elektoral me te madhin ne histori, perben aktin me te rende pas burgosjes politike qe nje shtet mund te kryej ndaj qytetareve te tij.

Ky akt de fakt shenon jo vetem deligjitimin e zgjedhjeve por edhe te shtetit bandit qe kryen ate.

Edi Rama pajisi patronazhistet e tij me te dhena qe dikur sigurimi i shtetit pajiste patronazhistet e partise shtet qe te merrnin peng dhe te konfiskonin voten e qytetareve shqiptar.

Po ne kete kontekst, narkoshteti me kontrollin e tij te rrepte ndaj mediave dhe blerjen e polleve per manipulimin e opinionit, shenon ne çdo aspekt nje rekord te zi ne pabarzine e paraqitjes se fushtes elektorale te paleve ne gare.

Keshtu, me shnderrimin e narkoshtetit ne makineri elektorale u asgjesua barazia midis paleve, kushti i te gjitha kushteve per zgjedhje te drejta sipas standarteve nderkombetare dhe vota e lire u fut ne agoni.

3-Blerja e votes ne zgjedhjet e 25 Prillit ishte me masive se kurre me pare.

Ajo u shnderrua ne nje treg pothuaj publik.

Partia Doshi eshte vetem nje shembull i “industrializimit” te blerjes se votes per llogari te Edi Rames sepse makineria me e madhe e blerjes se votes e ketij megakrimi elektoral qendron ne Partin Socialiste.

Keshtu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace Peleshi, Klosi, Çuçi, etj jane shpenzuar per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku dhjetfishi i shumave te shpenzuara nga Doshi per kete qellim.

Me keto shuma jane blere me se paku 10-12 mandate.

Per te gjitha sa me siper dhe te tjera per te cilat nuk po ndalem, dua te them se vota e lire si shprehje e vullnetit te qytetareve te lire vdiq pa u futur ne kuti dhe natyrisht ne kuti nuk mund te kishte fat tjeter nga ai para kutise.

Ne keto rrethana, me te drejte shtrohet pyetja: A duhej opozita te ndiqte kete farse elektorale? Pergjigja ime eshte e prere Po.

Kjo sepse ajo duhet ti permbahet e palekundur parimit te saj themelor te ardhjes ne pushtet me voten e qytetareve dhe se dyti duke mos marre pjese ne zgjedhje ajo humbiste te drejten per te qene avokate e besueshme e votes se lire tek shqiptaret dhe miqte dhe partneret tane nderkombetar.

Keshtu qe pavaresisht nga te gjitha mendoj se ajo veproj drejte qe mori pjese ne keto zgjedhje.

Duke mos mohuar rendesine e padiskutueshme dhe detyrimin e pashmengshem e nje analize te thelle per nxjerrjen e pergjegjesive per rezultatin e ketyre zgjedhjeve nga cilido dhe te drejten e pamohueshme te gjithsejcilit per te kerkuar ne gje te tille, mendoj se e nje rendesie jetike per qytetaret, opoziten, militantet dhe mbeshtetesit e saj qe sakrifikuan aq shume ne keto zgjedhje si dhe per vendin ne teresi eshte mbledhja, administrimi dhe sistemimi i çdo dokumenti, fakti, argumenti dhe pregatitja me seriozitet e objektivitet e Librit te Zi te zgjedhjeve jo demokratike te vitit 2021 ne Shqiperi.

Ky liber duhet ne kohen me te shkurter tju dergohet institucioneve te shtetit njepartiak, OSBE ODHIR, misioni vezhgues i te cilit ka bere nje raport paraprak te paanshem dhe objektiv per keto zgjedhje.

Libri duhet tju dergohet dhe te gjitha institucioneve nderkombetare, Keshillit te Europes, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Bundestagut, parlamenteve, ministrive te jashtme, qeverive te vendeve anetare te BE dhe NATO-s dhe menjehere per te gjitha shkeljet e tmerrshme te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut te paprecedent ne historine e Keshillit te Europes duhet drejtuar Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Kjo nuk eshte nje beteje e lehte por nisur dhe nga precedenti eshte beteje qe fitohet plotesisht.

Zyrtaret, qeveritaret qe qendrojne per voten e lire mirepresin Librin e Zi te zgjedhjeve 2021 te Shqiperise se nje perpjekje serioze, legjitime te opozites shqiptare. Ky eshte nje mision i larte sa shqiptar aq dhe nderkombetar per te gozhduar para botes Lukadrogen e Shqiperise dhe per tju rikthyer shqiptareve voten e lire.

Etiketa: 25 prillberishaVOTAzgjedhje


Ju sugjerojmë

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
-U tha në Opinion

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

23 Qershor, 2025 11:06 pm
“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
-U tha në Opinion

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

23 Qershor, 2025 10:46 pm
Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
-U tha në Opinion

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

23 Qershor, 2025 10:35 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

23 Qershor, 2025 10:30 pm
The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Para
Sa shpenzuan partitë për reklama në “Facebook” gjatë fushatës elektorale?

Sa shpenzuan partitë për reklama në "Facebook" gjatë fushatës elektorale?

Kim në Shkodër: Pashë që u bllokua sistemi, funksionoi plani zëvendësues

Zgjedhjet/Kim:Përgëzojmë Ramën për fitoren dhe Bashën për fushatën e fortë

Koronavirusi/ 63 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja në Greqi

Koronavirusi/ 63 viktima dhe mbi 2 mijë raste të reja në Greqi
















TE FUNDIT

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”

A ka ndonjë shqiptarë në Iran që kërkuar kthimin në vend? MEPJ reagon për “Opinion”
23 Qershor, 2025

Teksa përplasjet mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së sa vijnë e bëhen më të ashpra, një pyetje që qarkulloi në studion...

Lexo më shumë

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit

“Opinion” siguron pamjet ekskluzive të raketave në qiellin e Katarit
23 Qershor, 2025

Tensionet në Lindjen e Mesme duket se janë në kulmin e tyre, ndërsa rajoni po përfshihet nga një valë e...

Lexo më shumë

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!

Arianit Shehu në Opinion: Nëse do mundej, Irani do e ‘trondiste’ botën!
23 Qershor, 2025

E gjithë bota po mban frymën dhe i ka sytë nga konflikti i ashpër i ditëve të fundit mes Iranit-Izraelit-SHBA-së....

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Probleme në qarkun Vlorë, Lezhë dhe Kukës
23 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën e zjarreve.  Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com