Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

2025/05/22 at 10:16 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e “Opinion” në Tv Klan, ku foli lidhur me rezultin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Përball moderatorit Blendi Fevziu, Berisha shprehet se nëse PD do të nxirrte në lista kandidatë që do të mblidhnin vota dhe do të frymëzonin njerëzit, rezultati i zgjedhjeve mbase nuk do të ishte ky.

Lidhur me këtë, Berisha thekson se të gjithë kandidatët e Partisë Demokratike kanë punuar në fushatë. Kreu i PD-së thotë se në këto zgjedhje i janë servirur Tiranës kësaj here nga Partia Demokratike kandidatët më të mirë në të gjithë ekzistencën e saj.

Blendi Fevziu: Zoti Berisha po si shpjegohet që njerëz të cilët në fushatë elektorale lanë impresionin e njerëzve që punuan dhe bënë fushatë Jorida Tabaku, Ilir Alimehmeti, Bardh Spahia, morën vota po aq sa kandidatët socialistë më të mirë që ishin edhe ministra edhe kishin qeveri pas shpine. Ilir Alimehmeti pa asnjë ditë në Parlament ka marrë gati 17 mijë vota. Bardh Spahia në Shkodër impresionues rezultati i tij.

Sali Berisha: Si mund të krahasosh ti Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin me Blendi Gonxhen?

Blendi Fevziu: Jo jo, të thashë kanë marrë vota sa qeveria, ministrat.

Sali Berisha: Po se ministra ka marrë Blendi Gonxhe…

Blendi Fevziu: Po mirë sa Blendi Gonxhja dhe Erion Braçe. Po tani Jorida Tabaku nuk kanë as vota krimi dhe as si thoni ju…Kjo do të thotë që po punove merr vota.

Sali Berisha: Kush tha? Unë s’po them që nuk merr vota. Nuk them se nuk janë 520 mijë vota. Unë po them që farsat nuk fitohen.

Blendi Fevziu: Patjetër, por janë vota. Nëse do të nxirrnit njerëz që do të mblidhnin vota, do të mobilizonin njerëz dhe do të frymëzonin, rezultati padyshim nuk do të ishte ky. Do fitonte Rama prapë, por rezultati nuk do të ishte ky.

Sali Berisha: Unë do të them një gjë. Jam gati t’i kap një për një kandidatët e listës së hapur.

Blendi Fevziu: Cilin pe në fushatë nga ato kandidatë, hiq Belindin se ka qenë?

Sali Berisha: Të gjithë kanë qenë në fushatë. Unë të them që s’di njeri që nuk ka qenë në fushatë. Po të duash i marrim një nga një. I janë servirur Tiranës kësaj here nga Partia Demorkatike kandidatë më të mirë në të gjithë ekzistencën e saj.

Blendi Fevziu: Kush?

Sali Berisha: Ja urdhëro Erisa Bajaziti.

Blendi Fevziu: Erisa Bajaziti ishte në listë të hapur, unë po flas për lindën e mbyllur.

Sali Berisha: Edit Harxhi, Ilda Zhulali.

Ndërkohë Berisha ndër të tjera thekson se çdo kandidat i Partisë Demokratike përfaqësonte një personalitet të vërtetë, teksa kandidatët e Partisë Socialiste i quajti ‘hajdutë me çizme’.

“Nga ana cilësore secili prej tyre përfaqësonte një personalitet të vërtetë. Kundërshtarët e tyre secili përfaqësonte një hajdut me çizme”, shprehet Berisha.

Ju sugjerojmë

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë
Bota

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

13 Qershor, 2025 9:26 am
Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona
Kronikë

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

13 Qershor, 2025 9:07 am
Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës
Bota

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës

13 Qershor, 2025 9:03 am
Anulohen fluturimet në rajonin e Lindjes së Mesme
Bota

Anulohen fluturimet në rajonin e Lindjes së Mesme

13 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi “Rising Lion”, Izraeli vrau dhe gjeneralin e rëndësishëm të Iranit
Bota

Sulmi “Rising Lion”, Izraeli vrau dhe gjeneralin e rëndësishëm të Iranit

13 Qershor, 2025 9:00 am
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Izraeli godet objektivat bërthamore në Iran, Netanyahu: Operacioni do të vazhdojë

13 Qershor, 2025 8:59 am
Kundërpërgjigjet Irani, lëshon 100 dronë drejt Izraelit
Bota

Kundërpërgjigjet Irani, lëshon 100 dronë drejt Izraelit

13 Qershor, 2025 8:57 am
Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Bota

Izraeli, sulme ajrore ndaj Iranit/ Shpallet gjendje e jashtëzakonshme

13 Qershor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

13 Qershor, 2025 8:21 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

13 Qershor, 2025 8:06 am
Para
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

Vota e diasporës, Berisha në "Opinion": Zarfat u mbushën në Shqipëri

Opinion – Sali Berisha – 22 Maj 2025

Opinion – Sali Berisha – 22 Maj 2025

TE FUNDIT

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë

Izraelitët përgatiten për hakmarrjen e Iranit, furnizohen me ushqime dhe ujë
13 Qershor, 2025

Izraelitët po përgatiten për hakmarrjen e Iranit. Ata po vrapojnë nëpër supermarkete duke u furnizuar me ushqime dhe ujë. Shërbimet...

Lexo më shumë

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona
13 Qershor, 2025

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në Korçë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke organizuar...

Lexo më shumë

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës

Pasojat e sulmeve izraelite ndaj Iranit/ Tronditen tregjet, rritet çmimi i naftës
13 Qershor, 2025

Sulmet ajrore të Izraelit mbi objektiva bërthamore dhe ushtarake në Iran kanë shkaktuar tronditje të menjëhershme në skenën ndërkombëtare. Ndërsa...

Lexo më shumë

Anulohen fluturimet në rajonin e Lindjes së Mesme

Anulohen fluturimet në rajonin e Lindjes së Mesme
13 Qershor, 2025

Fluturimet rreth Lindjes së Mesme po anulohen, pasi pasagjerët në Irak, Jordani, Liban, Irani dhe Dubai po hasin vonesa. Emirates...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com