Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, po zhvillon një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gacek.
Sipas Abc news, takimi po zhvillohet në selinë blu, ndërsa tema kryesore e diskutimit do të jetë zgjedhjet e 25 prillit.
Ky takim vjen në një kohë që misioni i OSBE-ODIHR pritet që të nxjerrë raportin përfundimtar mbi parregullsitë dhe rekomandimet e tyre mbi procesin zgjedhor të 25 prillit./Opinion.al