Bota

Zgjedhjet afatmesme në SHBA, alarm për bombë në një qendër votimi në Luiziana



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:47 - 08/11/22 |
Opi Nion

Teksa po zhvillohen zgjedhjet afatmesme një alarm për bombë pranë qendrës së votimit në Luiziana ka vendosur në lëvizje autoritetet vendase.

Qendra e votimit është zhvendosur për shkak të një kërcënimi me bombë më herët gjatë ditës së sotme, ka thënë policia.

Po ashtu policia bëri me dije se bëhet fjalë për të njëjtën shkollë që mori një kërcënim me bombë pesë ditë më parë.

Në një postim në Twitter, Departamenti i Policisë Kenner shkroi: “Kenner Discovery School mori një kërcënim me bombë më herët këtë mëngjes. Policia e Kenner është në vendngjarje duke hetuar dhe duke u përpjekur të përcaktojë nëse kjo do të lidhet me një kërcënim me bombë që shkolla mori të enjten, 3 nëntor 2022.”

Shkolla është evakuuar. Departamenti tha se nuk kishte fëmijë në shkollë sot për shkak të votimit që po zhvillohet në zgjedhjet afatmesme.

Pas