Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet 2025, Begaj: Politika duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin! Interesi i qytetarit, mbi gjithçka

2024/11/28 at 8:26 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjedhjet 2025, Begaj: Politika duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin! Interesi i qytetarit, mbi gjithçka

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka qenë i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e mbajtur me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.


Gjatë fjalës së tij, Begaj ndër të tjera u ndal edhe zgjedhjet e ardhshme 2025.

Presidenti i dha një mesazh politikës shqiptare, që të jetë në një dialog të hapur me popullin.

Sipas Begajt këto zgjedhje, duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër.

Fjala e plote e Presidentit:

 

Të nderuar Shkëlqesi,

Të nderuar miq e të ftuar,

Sot, ne mblidhemi për të nderuar kujtimin dhe guximin e atyre që më shumë se një shekull më parë deklaruan e jetësuan pavarësinë e kombit dhe krijimin e shtetit shqiptar.

Në kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, siç ishte fillimi i shekullit XX, në një botë kur pavarësia e një shteti të vogël dukej sa e parëndësishme, aq dhe e paarritshme, disa udhëheqës vizionarë, të drejtuar nga Ismail Qemali, nuk iu dorëzuan rrethanave, por krijuan momentin e tyre, momentin tonë, momentin e shtetit të ardhshëm të pavarur të shqiptarëve.

Të udhëhequr nga dashuria për atdheun dhe ndjenja e përkatësisë europiane, ata vendosën që: “Shqipëria të bahet më vehte, e lirë, e mosvarme”.

Më 28 nëntor 1912 kombi shqiptar triumfoi pas shekujve qëndrese.

Sot dhe në nëntorët e pafund të lirisë, pavarësisë e zhvillimit të shtetit shqiptar, ne do t’u mbetemi mirënjohës atyre burrave e grave që patën guximin të ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Ata vendosën gurin e themelit më të rëndësishëm në historinë e vendit, duke u bërë arkitektët e shtetit tonë të pavarur.

Pavarësia e shpallur 112 vite më parë ishte, njëkohësisht, realizimi i një ëndrre të hershme të një kombi që diti t’i qëndrojë si i tillë shekujve, me harmoninë e bashkëjetesën fetare, me pasurinë kulturore dhe i paasimiluar.

Pavarësia e Shqipërisë mbetet në çdo nëntor agimi i ri i ëndrrave dhe simboli më i qartë i vendosmërisë shqiptare.

Çdo nëntor është një rifillim dhe një vijim, në të cilin vazhdojmë të ndërtojmë me vendosmëri arritjet e një vendi që është pjesë e Evropës dhe që rilindi në 1912-ën si shtet i pavarur.

Është pikërisht kjo dita dhe momenti që të falënderojmë mikun e aleatin tonë historik e strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që i ka dhënë kombit shqiptar nga deklarimi i pavarësisë së Shqipërisë, në pavarësinë e Kosovës.

U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë për mbështetjen e pakursyer për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe forcimin e institucioneve shqiptare, e veçanërisht atyre të drejtësisë.

Të nderuar miq e të ftuar,

Shqiptarët janë trashëgimtarë të amanetit për pavarësi dhe premtimit për një Shqipëri të drejtë e të zhvilluar.

Pavarësia mbetet përgjegjësi.

Përkushtimi ynë i pakufishëm për një shoqëri të shanseve të barabarta e të shtetit të së drejtës vazhdon.

Për gjithsecilin prej nesh është koha e angazhimeve të pakthyeshme, në të mirë të zhvillimit dhe begatimit të Shqipërisë.

Sot, sfidë nuk është më vetëm mbrojtja e kufijve, por edhe siguria, drejtësia, ekonomia, arsimi, shëndetësia, teknologjia, demografia, kujdesi ndaj ambientit e mbi të gjitha, mirëqenia e qytetarëve tanë.

Të gjitha kërkojnë përkushtim dhe qartësi për modelin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.

Pavarësia jonë matet me cilësinë e jetës së qytetarëve, me mundësitë që krijojmë për të rinjtë tanë dhe me vendosmërinë për të përmirësuar të sotmen dhe krijimin e një vizioni për një të nesërme premtuese për vendin.

Zonja dhe zotërinj,

Atdhetarët patriotë 1912 vite më parë treguan guxim dhe vizion.

Ata lanë pas ndasitë për një qëllim dhe mision të madh: Shqipërinë e pavarur.

Sot, më shumë se kurrë, politika duhet të ndjekë shembullin e tyre.

Klasa politike duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin, të dëgjojë shqetësimet, nevojat dhe ëndrrat e tij.

Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni!

Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër.

Kjo është mënyra për të nderuar ata që shpallën pavarësinë dhe për të ndërtuar një Shqipëri që e meriton vendin në Evropë.

Hapja e kapitujve me Bashkimin Evropian është më shumë se një proces teknik, është një test i pjekurisë tonë kombëtare.

Ky proces kërkon të forcojmë institucionet, të mbështesim drejtësinë dhe SPAK-un, të përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë dhe të ndërtojmë një Shqipëri të denjë për shqiptarët dhe për familjen evropiane.

Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur drejt ëndrrës gjithnjë e më të prekshme evropiane.

Të nderuar Shkëlqesi,

Të nderuar miq e të ftuar,

Bota e sotme po përballet me sfida të mëdha.

Pjesë e tyre janë luftërat e konfliktet e pranishme në kufijtë e Evropës Lindore, në Lindjen e Mesme, dhe jo vetëm.

Në një botë të trazuar, roli ynë nuk është më një vend i vogël që ndjek këto zhvillime, por një vend që kontribuon dhe frymëzon.

Ne jemi besnikë ndaj përkatësisë sonë Euroatlantike e vlerave që ajo përfaqëson dhe do të mbetemi pakthyeshmërisht të angazhuar që Shqipëria të vazhdojë të jetë kontribuuese aktive për paqen, stabilitetin dhe dialogun në rajonin tonë dhe më gjerë.

Me qartësinë në vlerat që mbrojmë dhe të bashkuar në aleancat e popujve demokratikë, sfidat nuk janë të patejkalueshme.

112 vite më parë, të parët tanë i kapërcyen ato për të na dhënë pavarësinë që gëzojmë sot.

Ne kemi sfidat tona, por kemi edhe forcën, mençurinë dhe pjekurinë për t’i përballuar ato.

Të nderuar miq e të ftuar!

Shqipëria është më shumë se kufijtë e saj.

Shqipëria është qytetarët e saj, që jetojnë në çdo cep të globit e transmetojnë vlerat e kulturën tonë.

Ata tashmë janë faktorë në jetën sociale, kulturore e politike, kudo ndodhen.

Ne si komb, dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë fuqi që kemi dhe ta përdorim në shërbim të aleancave që forcojnë rolin tonë në arenën ndërkombëtare.

Kosova ka patur, ka dhe do të këtë kurdoherë mbështetjen e Shqipërisë.

Ajo do të ketë mbështetjen e gjithhershme për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë edhe anëtarësimin në BE.

Republika e Kosovës është realitet që nuk ndryshon e faktor paqeje në rajon.

Zonja e zotërinj,

Nga udhëtimi ynë për pavarësi, deri tek udhëtimi ynë drejt Evropës, sot është momenti për të nderuar të kaluarën, për të festuar të tashmen dhe për t’u angazhuar me përgjegjshmëri për të ardhmen.

Në 28 Nëntor, në këtë ditë të bekuar, i uroj çdo shqiptari suksese e arritje të mëtejshme në rrugën e qëndrueshme evropiane të mirëqenies.

Urime dhe Gëzuar Diten e Flamurit, Diten e Pavaresisë të vendit tonë të paqtë, të lirë, mikpritës e bujar!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqipëtarët!

 



Ju sugjerojmë

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
Aktualitet

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

8 Janar, 2026 9:15 am
Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

8 Janar, 2026 9:10 am
Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

8 Janar, 2026 9:03 am
Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

8 Janar, 2026 9:01 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 janar 2026

8 Janar, 2026 8:57 am
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Para
SHBA, Zuckerberg darkon me Trump në Florida

SHBA, Zuckerberg darkon me Trump në Florida

“Më jep numrin e telefonit, të marr kur të rregullohet!” Aparati i analizës lë në ankth gruan shtatzënë

“Më jep numrin e telefonit, të marr kur të rregullohet!” Aparati i analizës lë në ankth gruan shtatzënë

Gjeorgjia pezullon bisedimet për anëtarësimin në BE deri në 2028

Gjeorgjia pezullon bisedimet për anëtarësimin në BE deri në 2028
















TE FUNDIT

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar

Vlorë, ndalohet lundrimi i anijeve të peshkimit deri më 12 janar
8 Janar, 2026

Kapiteneria e Portit të Vlorës thotë se për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike, nga kjo e enjte deri më...

Lexo më shumë

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura dëbore në Bulqizë, vështirësi në qarkullim
8 Janar, 2026

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendin ja kanë lënë reshjeve të dëborës të shoqëruar me temperatura deri më minus...

Lexo më shumë

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës

Reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Korçës
8 Janar, 2026

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, Qarku i Korçës është përfshirë nga reshje shiu dhe dëbore me intensitet...

Lexo më shumë

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore

Vjosa në nivel kritik, përmbyten rreth 200 hektarë tokë bujqësore
8 Janar, 2026

Në qarkun e Fierit situata paraqitet shqetësuese si pasojë e rritjes së vazhdueshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht lumit Vjosë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com